Ministri i Shëndetësisë në përgjigje të akuzave të deputetes së PD, Albana Vokshi, tha se testimi është një domosdoshmëri. Ai siguroi se nga rezultatet e arritura nuk do të preken marrëdhën iet e punës, paga dhe as e drejta për të vijuar ushtrimin e profesionit.Fjala e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Kuvend
Ndërkohë që deputeti i PS, Taulant Balla ka deklaruar se ka një sulm të koordinuar nga SHQUP dhe grosistëve të ilaçeve ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas tij këta grosistë janë të njëjtët ata që kanë qenë sponsor të fushatës së PD në zgjedhjet e 23 qershorit.Fjala e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla
Ora 17:00 Sfida e Kokëdhimës: Të enjten pres dokumentet nga ju
Në fjalën e tij në seancën e sotme deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima i vënë nën akuzë nga PD se ka përvetësuar prona në Jug të vendit ka nisur një sfidë ndaj opozitës. “Do ta ndërpres tani fjalën time për t’iu drejtuar opozitës dhe Sali Berishës meqë më akuzuan për përvetësimin e tokave në jug të vendit. Unë sfidoj sot opozitën që të enjten tjetër të sjellin në kuvend dokumentet që vërtetojnë akuzat e tyre kundrejt meje. Nëse të enjten do ti kenë sjellë dokumentet do të shohim pastaj nëse do ti qesh apo jo zonjës Jozefinë në fytyrë,”- tha Kokëdhima.
Ora 16:30 Beqaj: Tenderi i sterilizimit, nevojë për ndryshim
Së pari kush dha urdhër për vrasjen e janarit është e qartë. Së dyti sa keq që nuk është Berisha por pikërisht kush ka mundur dhe ka marrë dokumentet e tenderave e kupton se janë të shumta shërbimet e shëndetësisë që flenë sepse nuk ka kapacitet ti përdorë. Së dyti kush ka punuar në shëndetësi e di se instrumentali i kirurgjisë është 50 vjeçar dhe ka nevojë për ndryshim thelbësor. Paisjet e sterilizimit është e domosdoshme të behët një ndryshim radikal sepse infeksioni spitalor është 29% ku 1 në 3 persona pas operacionit merr infeksion.
Ora 14:13 Ristani: Paaftësia do rrëzojë këtë qeveri, është evidentuar edhe nga të majtët
“Po instalohen mekanizma për të forcuar pushtetin e oligarkisë banditeske. Gjatë takimeve të mia në Vlorë etj. ka takuar njerëz të pakënaqur nga kjo qeveri. Njëri më tha ajo që do rrëzojë këtë qeveri është paaftësia. Disa ministra vjedhin popullin, drejtoresha e tatimeve është kthyer në seksere. Këto fjali i ka thënë vetë Tom Doshi. Një tjetër thotë që kemi marrë borxhe për shkak të panikut të amatorizmit dhe mungesës së parashimit, sot ka njerëz që duan të ikin nga Shqipëria. Fjali të dhëna nga Blushi.”- tha Ristani.
Ora 13:35 Strazimiri: Krimi sot ka zërin më të fortë, kriminel quhet vjedhësi i energjisë
"Strazimiri: Kush është kriminalizuar sot. Krim në këtë vend është të jesh betuar se do zbatosh ligjin e Kushtetutës dhe të vijosh të shkelësh është krim. Mund të ketë raste devijimi në ushtri, por të thuash se është 0 fate është krim dhe mbrojtje e krimit me zë e figurë në Parlament. Të dalë niseshte ilaçi që i ke ulur çmimin, edhe mund të ndodhë. Por ta mohosh është krim. Të testosh mjekët dhe infermiertë, të marrësh guximin për të testuar edhe doktorantët dhe këtë ta shesësh si një standard që nuk e kemi pasur, pafytyrësi dhe shkelje e ligjit. Krimi ka zërin më të fortë. Kush është krimineli këtu: Ai që vjedh energjinë. Është krim, por 38.000 të arrestuarit janë pjesa më e dëshpëruar e shoqërisë."- tha Strazimiri.
Ora 13:10 Devijimi i Vjosës, Koka: Qeveria e vendosur
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka reagoi sot në Parlament me mundësinë e devijimit të një sasie të ujit të lumit Vjosa, duke theksuar se qeveria është e vendosur për të mos falur asnjë litër ujë.
Ndër të tjera Ministri Koka deklaroi se janë konventat ndërkombëtare ato që i garantojnë mos cënimin e Vjosës.
“Shteti shqiptar ka reaguar në kohën e duhur si për Vjosën, Prespën dhe Radikën më herët. Që në projekt-ide shtetet fqinje, kufitare, duhet të jenë pjesë e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Një gjë është e qartë dhe për këtë garantojmë gjithë deputetët e gjithë shqiptarët, se kjo qeveri është e vendosur për të mos falur një litër ujë e jo më detra, liqene e lumenj. Janë të gjitha konventat që na e garantojnë këtë dhe po ashtu edhe gjykatat ndërkombëtare. Ne jemi gardianë për të respektuar këto konventa, aq më shumë kur bëhet fjalë në raporte ndërkufitare", siguroi ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Koka: Qeveria e vendosur, s'falim asnjë litër ujë
Ora 12:48 Balla: SHQUP-i sulm të koordinuar me grosistët e ilaçeve ndaj Beqajt
Deputeti i PS, Taulant Balla ka deklaruar se ka një sulm të koordinuar nga SHQUP dhe grosistëve të ilaçeve ndaj ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas tij këta grosistë janë të njëjtët ata që kanë qenë sponsor të fushatës së PD në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Do doja të përdorja disa minuta për të denoncuar një sulm të mirëkoordinuar nga SHQUP-i drejt ministrit të Shëndetësisë. Prej 1 janarit çmimet e barnave janë shumë më të ulëta, mesatarja 30 %. Shkohet deri në ulje 200 apo 300 %. Pse SHQUP koordinon sulmin me kompanitë grosiste të farmacive. Si kanë mundësi që janë të njëjtin persona të regjistruar si grosistë ilaçesh janë edhe të regjistruar si sponsor të PD në fushatë.”- tha Balla.
Ora 12:15 Berisha: Keni marrë vendim të më vini zhurmues e të mos merreni me ligjet
"Ju e urreni parlamentin, ne e duam. Pa parlament pluralist Shqipëria. A e dini se fare ka ndodhur kohët e fundit grupi parlamentar, keni marrë vendim se nuk do merreni me ligjet, por do merreni me Berishën. Këta të flasin për mua, unë do flas për hallet e qytetarëve, për krimin, për korrupsionin. Është një akt i shëmtuar. I kanë vendosur zhurmues një ish-kryeministri, një deputeti. Dëshpërimi i madh që mendoni të më vini zhurmues. “Facebook” do ju përmbysë ju se aty flitet e vërteta. Kush do merret me hallet e popullit. I zgjidhni ju duke futur njerëzit në burg. Aktin më të turpshëm konsideroj letrën në emër të Komisionit të Jashtëm që i dërgohet BE që Shqipëria ka çelësat Lindjes dhe Perëndimit. E bëjnë BE të qeshi. Sot Rama u thotë italianëve se për ju do jemi parajsë, hiqni dorë nga këto paranoja. " -tha Berisha.
Ora 11:25 Berisha: Ju nuk respektoni rregulloren. Brace: E paprecedentë, opozita flet dyfishin e pozitës. Topalli: Ku janë Rama e Meta?
Fjala që ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj mori pas ripërsëritjes së kërkesës së demokratëve për dorëheqjen e tij, është cilësuar si shkelje e rregullores së Parlamentit nga ish-kryeministri Berisha. Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule i lexoi nenin përkatës Berishës duke cituar se gjatë diskutimeve ministrave u jepet fjala sa herë që e kërkojnë. Ndërhyn deputeti socialist Brace duke deklaruar se është e paprecedentë që rendi i ditës nuk zbatohet dhe që opozita flet dyfishin e pozitës.
Sakaq në këtë debat ndërhyri edhe ish-kryeparlamentarja Topalli e cila duke iu referuar faktit që kryeministri dhe kryeparlametnari Meta nuk ndodheshin ende në sallë u shpreh: Për ndarjen e tortave për zgjedhjet lokale të gjejnë një kohë tjetër për ta bërë.
Berisha: Është fyerje e madhe për opozitën kur nuk respektohen as rregullat më elementare. Kushtetuta deklaron se kryeministri e ministrat marrin fjalën sa herë të duan, por ligjvënësi shqiptar qëkur është themeluar parlamenti ka vënë një rregull kur është fjala për diskutime me grupe ministrat marrin fjalën vetëm kur janë të regjistruar për diskutantë. Rregullorja është kjo që them unë, dhe precedent është ky që them unë, nuk kemi asnjë kundërshti që ministrat të diskutojnë në çdo rast që është i regjistruar, por kur kanë grupet njerëzit e regjistruar, po e bëtë këtë ne do të marrim qëndrimet tona. Ne përmirësuam rregulloren. Po doni parlamenti të eci në shina normale të zbatojmë rregulloren.
Dule: Neni 47 pika 1/1thotë:
Për paraqitjen e projektligjeve kryeministri dhe ministrat kanë të drejtën të flasin pa kufizim kohor. Gjatë diskutimeve të tjera ministrave u jepet fjala sa herë ata e kërkojnë por jo më shumë se 10 minuta.
Brace për procedurë: Zoti Dule neni është i qartë, kolegët e ngatërrojnë. Diskutimet nuk kanë lidhje me çështjen që po diskutohet, “ligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, nuk është thënë asnjë gërmë tani, me përjashtim të asaj që tha ministri i Shëndetësisë në fjalën e tij. Të flasim për çështjet që janë në rendin e ditës. Ka një pikë që është për çështje jashtë rendit të ditës. Ky nuk është debat me ndarje të kohës sipas grupeve parlamentare. Ajo që po ndodh në këtë parlament është e paprecedentë, që opozita të flasë dy herë më shumë sesa pozita.
Topalli: Nuk ka rrugë tjetër veçse se respektimi i rregullore (ndërhyn Braçe: Ulu n’denj ti, ulu n’denj.
Ju keni ndryshuar lista. Gjysma e ministrave nuk janë, i vetmi që shan dhe shpif është vetëm një deputet dhe tjetër nuk ka. Kryeministri nuk është, kryeparlamentari nuk është. Për ndarjen e tortave për zgjedhjet lokale të gjejnë një kohë tjetër për ta bërë.
Ora 11:20 Beqaj: Testimi nuk prek punën dhe pagën
Ministri i Shëndetësisë në përgjigje të akuzave të deputetes së PD, Albana Vokshi, tha se testimi është një domosdoshmëri. Ai siguroi se nga rezultatet e arritura nuk do të preken marrëdhën iet e punës, paga dhe as e drejta për të vijuar ushtrimin e profesionit.
“Për testimin ka një vendim të djeshëm të gjykatës, në të cilin u tha se deri sa të ketë një vendim përfundimtar nuk do të ketë testim. Ne kemi në shëndetësi, tek burimet njerëzore një situatë të tmerrshme, ndërkombëtare… 26 përqind e mjekëve nuk kanë arritur t’i marrin në 5 vjet kreditet e nevojshme dhe nëse për 6 muaj nuk përfshihen në testim, nuk do të mund të vijojnë profesionin e tyre. Duhet të merremi seriozisht për të bërë përpjekjet maksimale, që deri në mes të prillit të shpallim programet që ata duhet të mësojnë dhe në tetor të arrijmë zgjidhjen. Testimi i domosdoshëm, nuk prek marrdhëniet e punës, pagën, nuk prek as të drejtën e vijimit të ushtrimit të profesionit, testi nuk ka nivele pikësh. Faza e parë testimit do të ishte i përgjithshëm, testi i dytë sipas profilit”, deklaroi Beqaj.
Ministri u përgjigj edhe për mbetjet spitalore ku tha se procesi i nënshtorhet hidroklavimit. "Për mbetjet spitalore, sigurisht që mbasi u përpoqët të shpikni ngjarje të rreme, sot publikisht thatë në gjë të pasaktë që mbetjet nuk hidroklavohen. Kjo nuk është e vërtetë. Mbetjet i nënshtrohet procesit të hidroklavimit, kthehen si betejet e tjera urbane. Mbetjet administrohen brenda spitaleve, pastaj sipas natyrës së tyre hidroklavohen dhe iu jepen subjekteve që janë të liçensuara për t’i marrë dhe për t’i çuar në pikat e grumbullimit".
Beqaj u përgjigj edhe për çmimet e barnave: “Barnat j’ua kam thënë dhe po e përsëris. Në 16 dhjetor 2010 seanca e kuvendit të Shqipërisë ministri i financave shprehej, ministria e financave ka bërë një investigimim të çmimeve gjatë viteve 0607, ka rezultuar se mesatarisht çmimet e ilaçeve në Shqipëri ishin nga 2560 përqind më të larta se sa vendet anëtare të BEsë. Pra në 0607 e dinit që në Shqipëri barnat vijnë 25 deri 60 përqind më shtrenjtë. Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e dinin që barnat vinin shumë më shtrenjtë dhe nuk keni bërë asgjë. Ne u angazhuam, që nuk do të pranojmë barna me çmim më të shtrenjtë se në vendet e origjinës”.
Ora 10:55 Vokshi-Beqajt: Jep dorëheqjen pezullimi i testimit, fitore e mjekëve
Deputetja e Partisë Demokratike ndërsa ka vlerësuar vendimin e djeshëm të Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit për testim të mjekëve ka kërkuar edhe dorëheqjen nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. “Vendimi që të testoheshin infermieret presion i dukshëm. Sjell në vëmendje peticionin e mjekëve, infermier. Shëndetësia falas mashtrimi që solli në pushtet PS doli në dritë dhe do sjellë largimin e tyre. PD ka denoncuar shkelje nga MSH, heja e TVSH së ilaçeve për të shpërblyer financuesit e fushatës.”- tha ndër të tjera Vokshi e cila vlerësoi si një revolucion reagimin e bluzave të bardha.- “Është një revolucion i madh, guximi i bluzave të bardha për të kundërshtuar të keqen, testimi mbetet tentativa më e paskrupull i Ministrit që kërkon skemat e revolucionit të Mao-s.”- tha Vokshi. “Duhet të tërhiqesh dhe të dorëhiqesh për të rilindur.” – tha Vokshi duke iu drejtuar ministrit Beqaj duke shtuar me ironi se ke katër alternativa “1-Kërko ndjesë publike. 2-Jep dorëheqjen. 3- Merr avokat për mbrojtje. 4 -Mos u mërzit “ce la vie”.”