Testohen 3900 arsimtarë, Nikolla:
Mesues me meritë, jo me ndërhyrje

Testohen 3900 arsimtarë, Nikolla:<br />Mesues me meritë, jo me ndërhyrje
TIRANE- U zhvillua për herë të dytë testimi “Mësues për Shqipërinë. Në këtë provim kanë marrë pjesë rreth 3900 mësues. Testimi ka nisur në orën 10:00 zgjati 2 orë e 30 minuta.

E pranishme në një nga qendrat e administrimit të testimit në Tiranë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, vlerësoi testimin “Mësues për Shqipërinë”, si një standard të ri në sistemin arsimor i cili largon politikën dhe korrupsionin në emërimet e mësuesit, duke e zëvendësuar atë me një proces korrekt përzgjedhjeje të bazuar në transparencë dhe meritokraci.

Është hera e dytë që, në përmjet këtij tekstimi të vlerësimit të punë kërkuesve në arsim, ne mundësojmë në mënyrë të menjëhershme tre gjera tepër të rëndësishme që do të sjellin një cilësi të re të burimeve njerëzore në arsim. Nuk ka më mësues pa arsim përkatës. Nuk ka më mësues jashtë profilit. Nuk ka më mësues në arsim që punësohen për shkak të ndërhyrjeve politike. Nuk ka më mësues që punësohen në arsim për shkak të korrupsionit. Por ka mësues që punësohen vetëm përmes meritës dhe një cilësie të re nga portali “Mësues për Shqipërinë” ka thënë Lindita Nikolla.
 
Renditja përfundimtare për çdo profil/lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë”.

Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.

Proçesi i korrigjimit të testeve do të fillojë menjëherë në javën pasuese, rezultatet përfunditare do të do të publikohen krahë çdo ID-je të kandidatëve në portalin “Mësues për Shqipërinë”, në ditët në vijim.

Testimi për mësuesit nuk u zhvillua me emër mbiemër, por me ID e secilit aplikant. Kjo masë është ndërmarrë, në mënyrë që të mos lejohen abuzimet nga korigjuesit e testeve. Në testimin e ditës së sotme morrën pjesë mësuesit e 24 profileve të ndryshme.
 
Testet për kandidatët janë hartuar nga ekspertë të fushës nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit

Pikët
Vlersimi do të bëhet i ndarë sipas secilës pjesë. Do të jenë dy vlerësues të cilët do të vendosin për pikët be secilit kandidatë. Në rast se do të ketë dyshime për kopim, testet do të administraohet të veçuara, në mënyrë që të vërtetohet çdo përgjigje. Për secilën nga pjesët, komsioni që do të korigjojë provimet, pikët do ti vendosë në kryje të testit.  Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30 pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë). Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit.

Fituesit
Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura në vlerësimin e dosjes dhe rezultatin e arritur në testim. Probabiliteti i punësimit do të varet nga vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale dhe rezultati përfundimtar i arritur. Punësimi do të realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumartorja e pikëve të arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim. Sipas Ministrisë së Arsimit kandidati, i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore

“Kandidati me numrin më të madhë të pikëve ftohet nga komisioni dhe zgjedhë një nga vendet e lira të punës (me ngarkesë të plotë, të pjesshme, të përkohshme apo të përhershme), sipas preferencës së tij, në prani të drejtorëve dhe institucioneve arsimore ku janë vendet e lira të punës”, - theksohet në udhëzuesin e MAS për emërimin e mësuesve.
 
Testimi me ID, ja 24 profilet që kalojnë në sitë
Testimi për mësueist nuk do të zhvillohet me emër mbiemër, por me ID e secilit aplikant. Kjo masë ëshët ndërmarrë, në mënyrë që të mos lejohen abuzimet nga korigjuesit e testeve. Në testimin e ditës së sotme do të marrin pjesë mësuesit e 24 profileve të ndryshme. Në këtë mënyrë do të testohen mësuesit të cilëtkanë një diplomë në: Arsim Fillor.

Arsim parashkollor. Arsim profesional. Arsim special. Art.Art pamor për shkollat artistike. Balet për shkollat artistike. Biologji. Edukim fizik. Ekonomik (Gjimnaz). Fizikë. Gjeografi. Gjuhë angleze. Gjuhë frënge. Gjuhë gjermane. Gjuhë Italiane. Gjuhë shqipe dhe Letërsi. Histori. Kimi. Matematikë. Muzikë. Muzikë për shkollat artistike. Shkenca shoqërore dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. 

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)