U testuan sot 4300 mësues, në të gjithë vendin për të konfirmuar aftësitë e tyre në mësimdhënie, si edhe për të ushtruar profesionin e tyre.

Në të 22 qendrat e testimit të ngritura nga drejtoritë Arsimore rajonale, testimi filloi në orën 10 dhe përfundoi në 12:30.
 
Pas përfundimit të provimit mësuesit u shprehën se gjithçka ishte e mirë organizuar dhe vështirësia e provimit ishte e një niveli mesatar.
 
Ttë gjithë mësuesit kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Ata kanë dorëzuar dosjet e tyre deri në 23 nëntor të vitit të kaluar dhe sot iu nënshtruan testit.
 
Përgjigjet e testit do të publikohen në portalin “Mësues për Shqipërinë”, dhe në varësi të rezultateve të marra do të kenë edhe mundësitë e punësimit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)