Tetë kompani tentojnë PTK

Tetë kompani tentojnë PTK
Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, njofton opinionin publik, se sot ka mbaruar afati i dorëzimit të aplikacioneve për para kualifikim të kompanive të interesuar për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të ndërmarrjes Publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A, shkruan Zëri.

Kompanitë të cilat kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për parakualifikim janë:

Albright Capital Management LLC ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës ) , Avicenna Capital LLC në konsorcium me Tëelve HORNBEAMS ( Mbretëria e Bashkuar, Poloni ) , Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh ( Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani) , Elkos LLC ( Kosovë ) , Geni Capital (Luxemburg ) , M1 International Limited ( British Virgin Islands ) , Monaco Telecom International SAM ( Monaco ) dhe Turkcell ( Turqi ).

Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së përmes një komunikate për media thotë se është e përkushtuar për procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së. KQP gjatë kryerjes së këtij procesi do ti kushtoj rëndësi të posaçme edhe zhvillimit të mëtutjeshëm dhe progresiv të sektorit të telekomit dhe veçmas të kompanisë ku shteti do të jetë aksionar me 25% dhe mirëqenies së punëtorëve të telekomit që do të jenë pjesë e kompanisë me kapital të përzier privat dhe publik”.

Profesori i ekonomisë Besnik Pula, mendon se aplikimi për blerjen e PTK-së  tregon se aty janë vetëm dy firma të mirëfillta telekomi. 

"Te gjitha firmat tjera janë kompani për menaxhimin e aseteve, çka tregon se interesimi më i madh është në nxjerrjen e përfitimeve nga kjo kompani sesa në investimet në teknologji, pëermiresimin e shërbimeve dhe të menaxhmentit." shton Pula.

Ai tregon se këto praktika të zakonshme të këtyre firmave janë drejtë përfitimit afatshkurter: reduktimi i punëtoreve, minimizimi i investimeve dhe ngarkimi i firmave me borxhe në funksion të rritjes së profitabilitetit afatshkurter. 

Ai kritikon këtë formë privatizimi me 70% duke dyshuar se pas disa viteve kompania mund të shitet dhe se kjo me terminologjinë ekonomike njihet si "asset stripping" .
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga