Në fjalën e tij në parlament, Gramoz Ruci i ka kujtuar Berishës se fjalimi i tij zgjati 144 minuta, në të cilat nuk i tha shqiptarëve asgjë nga ato që prisnin të dëgjonin. Gjithashtu Ruci i rikujtoi kryeministrit Berisha të pranojnë 8 propozimet e PS-së me qëllim që të majtët të japin votën e tyre pro. Por propozimet e PS nuk u moren parasyh nga mazhoranca.
8 propozimet:
1- Pranojeni që ju si kryeministër dhe ne si deputetë të paguajmë më shumë tvsh për pagën, dhe hiqja mësuesit, infermierit.
2- Paguajnë dy herë më shumë taksa, siç thashë për sheqer, vaj, barna, energji, ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi. Tvsh e bukës, miellit të kushtojë 17% me pak.
3- Sot shqiptarët paguajnë 10% tvsh për barnat për shërbimet shëndetësore, ti 3 herë më pak, dhe unë 2 herë më pak. Deklarohu që ti dhe unë të paguajmë më shumë.
4- Një litër naftë për fermerët blihet 1700 deri 1800, 800 është vetëm tvsh-ja jote, ta ulim.
5- Sot popullata paguan 20% tvsh të energjisë, ne themi ule në 6%.
6- Sot të gjithë fëmijët, paguajnë tvsh-në e libirit, hiqe.
7- Të zgjidhim përfundimisht çështjen e pronës. Të ngrejmë një Komietet, parashikoje në buxhet.
8- Të përndjekurit që kanë mbushur 75 vjeç, t’i bëhet dëmshpërblimi i menjëhershëm.
Ruci u shpreh gjithashtu edhe se shqiptarët duan të dinë nëse ka rritje ekonomike gjatë këtij buxheti apo nëse luftohet korrupsioni.
“ Ky buxhet nuk ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit, sipas shifrave rritja ka ndaluar. Nuk zbut efektet e krizës, nuk shoqërohet me ulje të borxhit publik, nuk mbështet arsimin, nuk nxjerr bujqësinë nga feudalizmi i sotëm, ky buxhet nuk shpëton dot vendin nga plehrat, nuk lufton korrupsionin,” tha Ruci.
/Shqiptarja.com