Kryeministri Rama u shpreh sot nga Vlora se qeveria do të publikojë një dokument me ecurinë e tetë pikave që kërkojnë studentët, ndërsa shtoi se do të përgatitet një pakt për universitetin me pedagogët dhe studentët. “Ju bëni si të doni, ne do u përgjigjemi tetë pikave. Nuk ekziston ti dërgosh qeverisë ultimatume, pasi nuk është dyqan, Amazon.com që të futesh atje të porositësh top, çantë, apo xhup. Sot do të publikojmë online të gjithë ecurinë e kësaj pune me tetë pikat, secili mund të japë opinione. Do të përgatisim një pakt për universitetin me pedagogët dhe studentët. Unë besoj se Shqipëri bëhet, pasi në të kundër nuk do të isha këtu. Sikur po ndryshon Vlora, do të ndryshojë edhe jeta juaj. Por ulu dhe diskuto” tha Rama.
Lajmi kryesor: