Tetë pikë pas kryesuesve, Xavi: Barcelona ende në garë për titullin e La Ligës

Tetë pikë pas kryesuesve, Xavi: Barcelona ende në garë për titullin e La Ligës

Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë këtë të shtunën se është i bindur që ekipi i tij mund të mbrojë titullin e La Ligës, pavarësisht rezultateve të fundit negative dhe humbjes në El Clasico.

Katalanasit e kanë fituar La Ligën sezonin e kaluar, mirëpo tani janë në pozitën e katërt, tetë pikë mbrapa liderëve të Gironas dhe shtatë pikë larg Real Madridit, që është në vendin e dytë.

Barcelona përballet me ekipin Real Betis të dielën, dhe më pas me ekipin Athletic Bilbao në çerekfinalen e Copa del Rey. Pasi Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në të dielën e kaluar, në finalen e Super Kupës spanjolle, ekipi i Xavit është përballur me kritika të ashpra.

“Ne jemi optimistë, ne e dimë që mund t’i arrijmë këto shtatë apo tetë pikë”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Nesër do të tentojnë të luajmë futbollin tonë, të përdorim idenë tonë të lojës, e kemi edhe një pjesë të dytë të sezonit dhe kemi ende shpresë", vijoi ai.

Ai e ka pranuar që ekipi i tij duhet të mundohet për t’i shfrytëzuar mundësitë, mirëpo ka insistuar se beson që mund të triumfojë këtë sezon.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!

Në sheshin ‘Skënderbej’ Kolë dhe Beatriçe, dy shkodranët që sjellin muzikën e traditës në kohë! U bashkohet Redi Hasa: Më thërret tabani, e kam në gjak!