Tetë vite në burg për blasfemi, nëna e katër fëmijëve fiton lirinë e saj

Asia Bibi, nëna e katër fëmijëve, u dënua në vitin 2014 pasi u akuzua se ofendoi profetin Muhamed, por tashmë është dhënë urdhri që ajo të lirohet.Bibi është shprehur vazhdimisht se është e pafajshme, ndonëse ka kaluar tetë vite e izoluar në qelinë e saj.

Vendimi i fundit i Gjykatës ka shkaktuar protesta të dhunshme nga ata që  mbështesin ligjet e forta të blasfemisë. Protesta kundër këtij vendimi janë mbajtur në disa vende të Pakistanit. Islamistët u hodhën në protesta në Karraçila, Horra dhe Peshavar, ku ka pasur edhe përleshje me policinë. Forcat e rendit ndërkohë janë detyruar të rrethojnë të ashtuquajturën zonën e kuqe të kryeqytetit Islamabad ku ndodhet Gjykata Supreme e vendit. Në përpjekje për të mbajtur larg turmat e zemëruara janë angazhuar edhe trupa ushtarake.

Partia Islamike e linjës së ashpër, e cila ka kërkuar ekzekutimin e Bibit ka bërë thirrje për vdekje gjykatësve që anuluan vendimin, por kjo parti ka kërkuar edhe shkarkimin e kryeministrit të vendit. Të krishterët e Pakistanit ndërkohë e quajnë një fitore për të gjithë komunitetin e tyre përmbysjen  e dënimit me vdekje të Asia Bibit, të dhënë për akuzën e blasfemisë.

Incidenti që e la në burg për gati një dekadë ndodhi në qershorin e vitit 2009 kur Asia ishte duke mbledhur fruta me një grup grash dhe i gjithë sherri nisi për një kovë, ujin e të cilit ato pretendonin se nuk e preknin dot pas saj pasi në sytë e tyre besimi që kishte ajo e bënte ujin të papastër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen