TIRANE- Gjatë periudhës tetor-nëntor 2013, krahasuar me një vit më parë, janë evidentuar vepra penale të rënda kundër personit. Përkundër perceptimit që mund të jetë krijuar nga raportimet e përditshme në media, një komunikatë për shtyp e Ministrisë së Brendshme informon se ka pasur plot 16 vepra penale më pak, ose një reduktim prej 27 për qind. Ndërkohë, krime kundër jetës, për peridhën tetor-nëntor 2013, janë evidentuar 19 më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 30 për qind më pak. Sa i përket krimit të vrasjes, për periudhën tetor-nëntor 2013, janë evidentuar 5 vrasje më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe janë evidentuar 14 vrasje të mbetur në tentativë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas të njëjtave burime zyrtare nga Ministria e Brendshme, në një muaj janë regjistruar gjithësej 63 krime kundër jetës, ku nga këto 21 kanë qenë vrasje, 2 vrasje nga pakujdesia dhe 40 vrasje të mbetura në tentativë. Krime kundër shëndetit janë shënuar 29, ndërsa 2 kanë qenë krimet kundër lirisë së personit. Ndërkaq, vërehet një rritje e zbulueshmërisë së këtyre krimeve nga ana e policisë. Ndërkaq, nga 32 vrasje në total brenda një viti, policia ka zbardhur vetëm 21 prej tyre, të cilat, ose kanë qenë krime brenda familjes, ose autori është vetëdorëzuar, teksa numri më i madh i të cilave ka qenë në muajin korrik, ku janë shënuar 4 vrasje brenda familjes.
Vrasjet pa autor
Prej muajit janar në Tiranë rezultojnë 9 vrasje pa autor. Përmendet vrasja e 40-vjeçarit Admirim Sako, i ekzekutuar në 23 janar, ajo e emigrantit Agron Dervishi, 36 vjeç, i ekzekutuar në 27 janar të këtij viti, ish-boksieri Adrian Levanti, i ekzekutuar me 7 plumba në 26 prill të këtij viti, biznesmeni Hikmet Kotorri, 44 vjeç, i cili u ekzekutua në 6 maj, Ervis Tafaruçit, 33 vjeç, i ekzekutuar në 27 maj në Kavajë, Luigj Dukagjini, pronar i një Autoshkolle, i ekzekutuar më 15 qershor, Edmond Dervishi, 47 vjeç, i ekzekutuar në 15 korrik, Elidon Lafetajt, 33 vjeç, i ekzekutuar në 24 gusht dhe vrasja e Elvis Doçit, 34 vjeç, pronar i një kazinoje, i ekzekutuar në 23 tetor.
Nxënës të vrarë në shkollë
Vdekje nga dashuria
Më 11 maj 2010, në shkollën “Mahir Domi” të qytetit të Elbasanit, vajza 19-vjeçare Gerta Bahja mbeti e vrarë në mes të klasës nga plumbat e të dashurit të saj bashkëmoshatar nga Vlora, Endrit Llambraj.
Vrasje në oborr
Më 24 mars 2011, në oborrin e shkollës “Osman Gjini”, në fshatin që ndodhet 35 kilometra nga qyteti i Elbasanit, u vra 49-vjeçari Adriatik Gjini, ndërsa autori E. C., 17 vjeç. Zanafilla e vrasjes ka qenë një sherr mes disa të rinjve në oborrin e shkollës.
Thikë shokut
Më 28 dhjetor 2011, më ambientet e shkollës profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, pas një sherri mes shokëve të një klase, 17-vjeçari Krenar Bardulla, nxënës i kësaj shkolle është qëlluar me thikë dhe ndërroi jetë. Policia ka arrestuar shokun e klasës, Ermal Reçin edhe ai gjimnazist.
Nxënës të plagosur në shkollë
Femra shkaku
Më 22 nëntor 2010 pranë ambjenteve të gjimnazit “Eqerem Cabej”, nxënësi Dhimitër Kushgjini është konfliktuar me 2 bashkëmoshatarë dhe u plagos 4 here më thikë nga Lulzim Hida dhe Juxhin Hashima. Sherri ndodhi për një femër.
Sherri në palestër
Më 20 nëntor 2010 në gjimnazin “Sami Frashëri” u plagos rëndë nxënësi Tigri Kovaçi pas një konflikti të nisur në palestrën e shkollës me disa nxënës të tjerë.
Plagosja me thikë
Më 29 prill 2010, një 19-vjecar është sulmuar me thikë në bulevardin “Zogu I” nga disa bashkëmoshatarë. Denis Dollapi, i sulmuar në bulevardin “Zogu I” ka qënë pjesë e sherrit, ndërsa 15-vjecari i plagosur quhet Durim V.
Përleshja
Më 19 nëntor 2010 një person është plagosur si pasojë e një përleshje të ndodhur në oborrin e shkollës së mesme në Bulqizë.
Dy rastet
Sipas redaksisë së aktualitetit në gazetën “Shqiptarja.com”, janë shënuar edhe 2 ngjarje të tjera të rënda me gjimnazitët protagonistë, por emrat janë ende të paqartë. Ngjarja e parë ka ndodhur në gjimnazin e Saukut, ku është vrarë me thikë një nxënës, teksa gjithçka duhet të ketë ndodhur rreth viteve 2009-2011, por as arkivat e policisë dhe as mediet duket se nuk e kishin fiksuar këtë ngjarje. Rasti tjetër ka ndodhur në Paskuqan, ku edhe atje ka ndodhur një sherr mes nxënësve dhe ka mbetur i plagosur rëndë një nxënës.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com