ELBASAN-Jazz dhe poezi, me Eda Zarin dhe bandën ka kulmuar mbrëmjen e së hënës në kuadër të tetorit gjerman në skenën e teatrit “Skampa” të Elbasanit.
Në këtë mbrëmje gërshetuan shpirtin dhe arsyen, të gjallën dhe satiriken, provokativen dhe komiken gjithnjë e më shumë aktuale mbi tematikat e jetës, dashurisë, parasë dhe politikës.
Sakaq interpretimi plot emocion i artistëve Eda Zari dhe Ema Kristo nën shoqërimin e bandës së instrumentistëve gjermanë e shqiptarë u mirëprit nga publiku Elbasanas.
Ka qenë vetë ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann, qe ka hapur koncertin e mbështetur nga ambasada.
Ai e ka cilësuar, Eda Zarin, një zë që bashkon popujt duke sjellë si muzikën shqiptare dhe sidomos isopolifoninë dhe atë gjermane.
”Gëzohem shumë që jam në Elbasan, është vizita ime e parë në këtë qyetet, ambasada Gjermane organizon këtë aktivitet me bashkëpunëtor të tjerë dhe kemi si qëllim për të përforcuar bashkëpunimin midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Sot bëhet fjalë për një kombimin të muzikës me poezinë dhe na gëzon fakti që arritëm të ftojmë në këtë koncert këngëtaren Eda Zari , ajo është një person që jep një mesazh shum të mirë midis dy vendeve,”-është shprehur ambasadori gjerman Helmut Hoffmann.
Vetë këngëtarja shprehet mjaft e emocionuar duke falenderuar publikun shqiptar dhe veçanërisht atë elbasanas.
”Kishim një literaturë goxha të gjërë dhe një gamë goxha e madhe, në të vertetë programi im është gjithmonë i larmishëm , kemi elementet etnik pra të muzikes shqiptare, të Shqipërisë së mesme, kemi zhanre të tjera të bluz,”-ka thënë këngëtarja Eda Zari.
Artistët më të mëdhenj shqiptarë dhe gjermanë ka ardhur nëpërmjet kësaj mbrëmjeje e cila ka dhuruar mjaft emocione për publikun e pranishëm me ovacione dhe duartrokitje duke rikthyer sërish artistët në skenë edhe pas mbylljes së koncertit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter
10 Janar, 15:57
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, sociologu: Edukata e rrugës po shkatërron personalitetin e fëmijëve tanë
10 Janar, 15:54
-
Zëvendës-sekretari i Shtetit Amerikan Richard Verma takim me afganët që jetojnë në Shqipëri: Të angazhuar për t'i mbështetur
10 Janar, 15:52
-
Kosovë/ Lista Serbe akuzon KQZ-në se po i mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
10 Janar, 15:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19