Berisha përdor tetorin rozë për politikë, takon gratë e LDG në Elbasan: Rama blen 4 mln euro instalacion dhe s’vendos mamografinë në Tiranë

ELBASAN- Nga Elbasani, kreu i Rithemelimit Sali Berisha përdori lëvizjen sensibilizuese të tetorit rozë për të hedhur akuza ndaj qeverisë. Me një fjongo rozë në xhaketë Berisha në takimin me gratë e LGD në Elbasan, në rolin e doktorit listoi një sërë problematikash e risqesh nga kanceri i gjirit.

‘U shpreh nderimin më të madh për heroizmin që tregojnë në betejën me një armik dhe uroj nga zemra që gjithnjë e më shumë sukses të kenë në këtë betejë. Ndryshimi në rezultatin e mjekimit është dramatik sot. Përmirësimet janë të pamohueshme. Sukseset janë të vërteta, por përsëri problemet mbeten të mëdha. Mbeten të mëdha, meqë sot jemi në tetorin rozë dhe i kushtohet ndjeshmërisë që duhet rritur ndaj kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, është e rëndësishme që kjo formë e kancerit, është forma e katërt më e shpeshtë dhe që vjen duke u shtuar, që merr dhe prek qindra gra në vit. Rruga më e mirë, më e suksesshme është parandalimi dhe pas saj kapja sa më e hershme.

Një vetëdije për këto dy faza është përcaktuese në rezultatin dhe shmangien e tij ose trajtimin me sukses të formave të tij. Është më komplekse gjeneza e kësaj sëmundje. Janë një seri faktorësh. Tirana rezulton në 10 qytetet më të mëdha të ndotura të botës. Rezulton për fatin më të keq po në 10shen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të papërshtatshëm. Do të thotë që risqet në këtë terren, janë shumë më të mëdha, dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha. E gjitha kjo është absolutisht e bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët është organizimi i trafikut në kryeqytet. Është një organizim se si të ndotë më shumë qytetin.’-  tha Berisha.

Berisha u shpreh se vendi ynë i renditet i 10 në botë për mosgarantimin koherent të sëmundjeve sot. Ai gjithashtu u shpreh se qeveria po vjedh me instalacione 4 milionë euro dhe nuk po investon në shëndetësi.

Janë sot armët më kryesore në duart e çdo gruaje dhe çdo vajze. Të tjerat janë të injoruara. Një qytet që renditet i 10ti në botë, i cili është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot. Është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Nuk mund të ketë qëndrime të dystuara, nuk mund të mungojë ilaçi sot sepse humbet kohën e dominimit të qelizave. Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka një injorim më të madh se kjo. Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instalimi 4 mln euro për ta vendosur në oborr. Me 4 mln euro mund të blesh mamografi në të gjithë qytetet e vendit.’- tha Berisha

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aldi: 05/10/2022 19:34

    Aman more sali ke takon dhe ti ato qe jan njesoj me ty

    Përgjigju
  • eri: 05/10/2022 19:33

    Paska taku sala komitetin e vete ..... hahahahhaha

    Përgjigju
  • Hali: 05/10/2022 19:25

    Perdor nje kauze te vertet per perfitime politike turp i vertete sidomos nga nje lider

    Përgjigju
  • Cnur: 05/10/2022 19:24

    Mos te rrime te t permendin vjedhjet e tua o plakush i shpifur qe ske bere asgje per mjekesine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit