Kanceri i gjirit është aktualisht në krye të listës së llojeve të kancerit te gratë në botë.

Në Shqipëri ky kancer haset më shpesh tek gratë dhe vajzat me rreth 450-500 raste të reja çdo vit. Mjekja onkologe Adelina Mazreku, në një intervistë për Report Tv, na njeh me faktorët e rriskut të kancerit të gjirit.
 
“Ndër faktorët janë faktorë hormonalë. Për shembull ardhja e mestruacioneve në moshë të re apo ikja e tyre në moshë të madhe bën që gjiri i femrës të jetë i ekspozuar ndaj hormoneve femërore që njihen si faktorë risku. Numri i lindjeve, sa më shumë lindje dhe lindja në moshë të  sa më të re është një faktor mbrojtës.Sigurisht ka të bëjë mënyrë e të jetuarit, obeziteti”
shprehet Mazreku.

Teksa ndalet tek mamografia dhe eko e gjirit si mjetë që ndihmojnë në diagnostifikimin e kancerit në faza të hershme, mjekja Mazreku na njeh me shenjat e para të pranisë së tumorit.

“Kanceri, manifestimin e parë  ka prezencën e një kokrre mund të jetë tërheqja nga brenda e gjirit, nëse ngre duart lartë mund të shohësh një tërheqje të lëkurës nën të mund të jetë një tumor. Një zmadhim një zvogëlim i gjirit deformimi janë disa nga shenjat”sqaron doktoresha.

Nisur nga përvoja e gjatë, mjekja Mazreku ka edhe një mesazh për gratë dhe vajzat. 

“Jo cdo femër sidomos ato të prekura janë viktima të tij, mos harroni jemi tre sëmundja i sëmuri dhe mjeku. Nëse i sëmuri bashkohet me sëmundjen të dy bashkë mundin mjekun dhe nëse i sëmuri bashkohet me mjekun bashkë mundin sëmundjen' shprehet doktoresha
 
Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.

Sipas statistikave 1 në 250 gra mbi moshën 35 është e prirur të preket nga kanceri i gjirit, ndërsa shanset më të ulta janë tek vajzat nën 20 vjeç, 1 në 2000.

Edhe Shqiptarja.com i është bashkuar tetorit rozë duke u bërë thirrje vajzave dhe nënave të kontrollohen në kohë, pasi kontrollet në kohë janë dashuri për veten dhe të afërmit.