Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese të luftës kundër kancerit të gjirit

Vajzat dhe gratë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar fushatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Në një videomesazh për të gjitha gratë, publikuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu si dhe vajza e gra në uniformë u bëjnë thirrje të gjitha grave shqiptare të kryejnë kontrollet shëndetësore për të shmangur një rrezik që mund t’ju kanoset nesër. 

Në mesazhin që Ministri Peleshi ka shpërndarë shprehet: “Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit edhe në Forcat e Armatosura. Pa gruan s'ka të ardhme! Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë!”

Duke vënë theksin te parandalimi i kësaj sëmundjeje, vajzat dhe gratë në uniformë ftojnë në këtë videomesazh çdo grua që të kryejë mamografinë, jo vetëm gjatë muajit tetor, në qendrat shëndetësore, por edhe në pikat e mamografive të lëvizshme, që janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta