Ndihma që Bashkia e Tiranes i dha Tetovës për përmbytjet e pak muajve më parë nuk ka kaluar pa një shprehje mirënjohjeje nga Bashkia e Tetovës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot pasdite në një takim kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin, e cila i ka shprehur mirënjohjen e qytetarëve të Tetovës për ndihmën në një kohë të vështirë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Veliaj shprehet se “Ishte bekim të prisja sot mikeshën dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin dhe ekipin e saj energjik në Bashkinë e Tiranës. Koha për t'u koordinuar me fort, jo veç në kohë fatkeqësish si vjet, por përditë për modernizim në qytetet shqiptare”.
Gjatë takimit kryetarja e Komunës së Tetovës falenderoi Veliajn për pritjen, si dhe për ndihmën financiare që Tirana i dha Tetovës në përballimin e situatës së përmbytjeve disa muaj më parë. Ndërkohë, gjatë këtij takimi është folur edhe për konkretizimin e nismës për ringritjen e rrjetit të bashkive dhe komunave shqiptare në rajonin e Ballkanit. “Mezi pres t'ia nisim punës për rrjetin e Bashkive Shqiptare në Rajon, Tirana, Prishtina, Tetova dhe të tjera. Bashkë”, shkruan Veliaj.

LAJMET MË TË VLERËSUARA