Teuta frenon Skënderbeun në një ndeshje spektakolare të luajtur në Korçë në kuadër të javës së 24-të të Superligës.
Përballja mes kampionëve dhe Teutës përfundon në barazim 1-1.
Hap fals për Skënderbeun ndërsa një pikë me vlera për Teutën. Durrsakët kalojnë të parët në avantazh me Emiljano Mustën dhe e mbyllin pjesën e parë në avantazh.
Skënderbeu i Ilir Dajës barazon në pjesën e dytë me Xhejms. Goli vjen në minutën e 60-të.
Megjithë përpjekjet e Skënderbeut, Teuta reziston dhe takimi mbyllet në barazim 1-1. Skënderbeu merr vendin e parë përkohësisht me 48 pikë.
Tirana ka harruar të fitojë.
Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim edhe me Korabin e vendit të fundit.
Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” përfundoi në barazim 1-1. Dibranët kaluan të parët në avantazh me Kajën që shënoi me kokë në minutën e 40-të.
Tirana barazoi 5 minuta me vonë me Ede.29 pikë për Tiranën në vendin e pestë.
Në barazim pa gola përfundoi Luftëtari-Vllaznia. Ndeshja e javës së 24-të të Superligës gola nuk prodhoi kjo edhe për meritë të të dy portierëve.
Të dielën Kukësi luan në Vlorë ndaj Flamurtarit ndërsa Partizani ndaj Laçit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com