Kamza vijon që të befasojë këtë edicion, pasi ka ndalur sërish ekipin e Skënderbeut. E ndërsa në fazën e parë i mori barazimin në Kamëz, edhe sot në ndeshjen e kthimit në Korçë sërish i mori një pikë në shifrat 1-1.
/Shqiptarja.com
Golin për Kamzën e shënoi Plaku 5 minuta nga koha e rregullt duke u kthyer në një ‘mace të zezë’ për Skënderbeun. Në dy ndeshjet e tjera të zhvilluara sot, Flamurtari mundi Lushnjen 0-1 duke u ngjitur në vendin e dytë, ndërsa Teuta mposhti Vllazninë 1-0.
dy.b/shqiptarja.com











