Teuta “gjunjëzon” Skënderbeun
ndalet Flamurtari, fiton Vllaznia

Teuta “gjunjëzon” Skënderbeun<br />ndalet Flamurtari, fiton Vllaznia
Skënderbeu humbet papritur në Durrës përballë ekipit të Teutës me rezultatin 2-0 duke shfaqur shumë probleme në të gjitha repartet që nuk arritën të koordinoheshin si në ndeshjet e fundit. Të besuarit e Mirel Josës nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë ndaj bregdetarëve të Hasan Likës, që e merituan fitoren në shtëpi pas disa rezultateve zhgënyese në javët e para të kampionatit. Historia e ndeshjes ka qenë vetëm 35 minuta. Fillimisht ka qenë Peposhi që në minutën e 26 zhbllokon rezultatin për durrsakët, ndërsa Krasniqi dyfishon duke vulosur fitoren në të 10 minuta nga fundi i fraksionit të parë. Vlen të  theksohet edhe rasti i kampionëve të vendit me Arapin që goditi tranversën, por edhe fati nuk ishte me ‘Ujqërit e Dëborës’.

Flamurtari-Laçi 1-1
Laçi konfirmohet si ‘macja e zezë’ e ekipit të Flamurtarit, pasi përsëri nuk del e mundur nga stadiumi ‘Flamurtari’ i Vlorës duke marrë një pikë me shumë vlera përballë një prej pretendentëve për të fituar titullin kampion këtë edicion. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje pozitive duke prodhuar shumë raste për shënim, por finalizimi ishte i dobët duke u pajtuar me barazimin. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, Laçi vendosi heshtjen në stadium duke shënuar me Xhejms në të 31’ e pjesës së parë, por avantazhit nuk i gëzohen për shumë minuta bardhezinjtë, pasi braziliani Fortunat vendos barazimin 2’ nga fundi.

Vllaznia-Elbasani 1-0
6 humbje në 6 ndeshje me 0 pikë në renditje, kjo është situata e ekipit të Elbasanit këtë edicion duke u dorëzuar para kohe dhe pranuar faktin, që do të jetë ekipi i parë që pret biletën për në Kategorinë e Parë pa ‘nxehur’ ende motorët Super Liga. Humbja e radhës për verdheblutë u regjistrua në Shkodër përballë vendasve që nuk spikatën në asnjë drejtim duke fituar me një lojë të shëmtuar. Megjithatë pikët kanë më shumë rëndësi se loja në një moment të tillë dhe për t’i dhuruar ato mendoi Soza në të 22’. Me këtë fitore Vllaznia ngjitet në kuotën e 8 pikëve në vendin e 6 në rënditjen e përgjithshme. Pas javës së 6 kreu është me tre ‘koka’, Kukësi e Skënderbeu nga një pikë më pak se kryesuesit.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)