Teuta ndal Skëndërbeun pas 6
fitoresh, barazim 2-2 në Korçë

Teuta ndal Skëndërbeun pas 6<br />fitoresh, barazim 2-2 në Korçë
Skënderbeu ndalet pas 6 fitoreve radhazi nga Teuta në barazim 2-2. Bregdetarët arritën që të merrnin një pikë të rëndësishme në Korçë duke frenuar kampionët e Shqipërisë në një barazim 2-2.

Historia e ndeshjes ishte vetëm 20 minuta, pasi u shënuan 4 gola, ndërsa në 70 minutat në vijim asnjë nga dy ekipet nuk arriti që të shënonte golin e tre pikëve. Ndeshja nisi mjaft e mirë për ekipin e Skënderbeut që vetëm pas 2 minutave lojë, dërgoi topin e parë që preku në rrjetë me sulmuesin Hamdi Salihi.

Me avantazhin e minutave të parë u duk se Skënderbeu e vendosi ndeshjen përpara dhe do ta kishte të lehtë, por fillimisht barazon Musta në të 7’ ndërsa në të 11, vetëm pas 4’ minutave kalon në avantazh me Ditën duke vendosur heshtjen në Korçë. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan duke barazuar me Olainkën në minutë e 19 të sfidës.

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj