Teuta ndalet në shtëpi nga Laçi në
90' shënohen dy gola

Teuta ndalet në shtëpi nga Laçi në<br />90' shënohen dy gola<br>
Djemtë e detit  nuk kanë mundur të marrin fitore në shtëpi ndaj skuadrës së Laçit në stadiumin “Niko Dovana”.Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa  skuadra e Teutës nuk po kalon momente aspak të mira në kampionatin shqiptar të futbollit.

Pritshmëritë e durrsakëve për të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim ishin të shumta, ndërsa 90 minutëshi nuk prodhojë gëzim tek ata, pasi ishte skuadra laçiane që mori një barazim në transfertë, duke rënduar psikologjinë tek  skuadra e Teutës.

Në 5 përballje Teuta nuk ka mundur të marrë një 3 pikësh të pastër dhe kjo duket qartë në vijueshmërinë e ekipit. Në ndeshjen e javës së parë, durrsakët janë mundur nga Lushnja gjë e cila shkaktoi shumë tension dhe mërzitje në stafin drejtues, por edhe tek vetë lojtarët e ekipit.

Golat e takimit janë shënuar brenda pjesës së parë, përkatësisht në minutën e 35 nga vendasit, por nuk ka zgjatur shumë gëzimi i durrsakëve pasi katër minuta më vonë  gjithçka shkon në baraspeshë.

Teuta renditet në vendin e shtatë të tabelës me 8 pikë, ndërsa ekipi i Laçit ndodhet në vendin e pestë dhe ka grumbulluar 11 pikë  duke barazuar me skuadrën e Partizanit i cili u mund nga ekipi i Kamzës.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)