
Teuta padyshim është skuadra e momentit në Superligë. Durrsakët barazuan sot 0-0 në transfertë me Kastriotin, për javën e 25-të në Superligë. Rikthimi në stol i Edi Martinit ka bërë që "Djemtë e Detit" në pesë ndeshjet e fundit në elitë të sigurojnë dy fitore dhe tre barazime. Pas barazimit në Kamëz, Edi Martini për Oversport tha se të tijtë do i "qajnë" dy pikët e lëna sot.
"Nuk morëm dot tre pikët. Ishte një ndeshje e tensionuar, edhe fusha nuk të lejon të luash futbollin më të mirë. Ishte një ndeshje e luftuar, por nuk arritëm të shënonim ndonëse kishim raste të pastra shënimi. Është e rëndësishme një pikë për vazhdimësinë, sepse edhe mund të ndëshkoheshim në fund. U detyruam që të improvizonim sepse kishim mungesa në mbrojtje, por nuk janë justifikime, duhet të fitonim sepse kishim një lojtar më shumë në fushë. Janë 2 pikë që do i qajmë në fund", tha Martini mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Kukësi europian mposht me 2 gola Bylisin, tension në Kastrioti - Teuta! Erzeni 'përmbyt' Egnatian










