Teuta ka pësuar një disfatë të rëndë në ndeshjen e parë eliminatore të ‘Europa League’ pasi është mposhtur 3-0 nga Ventspils, rezultat që i rrezikon seriozisht skualifikimin. Në Letoni, durrsakët u ndëshkuan që në minutat e para nga Sergiychuk, i cili njëkohësisht zhbllokoi edhe takimin.
Pas këtij moment Teuta u përpoq të reagonte, por tentativat ishin të vakta. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës pati pak për t’u veçuar deri në minutën e 78, kur Uilmbases dysfishoi shifrat. Teuta mbetet e shtangur dhe deri në përfundim të lojës pësoi edhe golin e tretë.
Në fund vjen një humbje e cila godet Teutën edhe në anën psikologjike, pasi në ndeshjen e ardhshme që luhet në ‘Niko Dovana’ misioni përmbysje mbetet shumë i vështirë.