Granda ka rezultuar një kundërshtar tepër i fortë për Teutën në Europa League. Skuadra shqiptare është eliminuar në raundin e dytë eliminator pasi spanjollët kanë fituar thellë me rezultatin 4-0 në Niko Dovana.
Mjaftuan 5 minuta që Granada të shënonte golin e parë me Soldado-n, ndërsa më pas Kenedy dhe Herrera ‘dopietë’ vulosën rezultatin. E vetmja gjë pozitive për Teutën janë 500 mijë eurot e fituara deri më tani për pjesmarjen.
Ndërkohë në orën 19:00 Laçi do të presë në Elbasan Arena Hepoel Ber Sheva-n, ndërsa në Air Albania Kukësi do të presë prestigjiozët e Europa League, Volsburgun.