Dalin pamjet, si ndodhi sulmi me armë në kishën e Teksasit, tre të vdekur (VIDEO)

Nga të shtënat në një kishë në White Settlement, në Texas të SHBA kanë gjetur vdekjen 3 persona, përfshi dhe autorin e sulmit.

Burime policore thanë se personi që hapi zjarr u qëllua nga rojet private të kishës të cilët parandaluan një masakër të vërtetë dhe se ende nuk janë të qarta motivet e sulmit me armë.

Tronditja prej sulmit u amplifikua për faktin se mesha e mëngjesit në kishë u transmetua drejtpërdrejt në mediat sociale dhe shumë asistuan live në skenat e dhunës.

Vlen të kujtohet se në Texasa në muajin gusht 22 persona u vranë në një dyqan në El Paso. Ndryshimet e fundit në ligjin për armët në Teksas lejojnë persona të autorizuar të mbajnë armë në kishë.

Dje në New York një person i armatosur hyri me dhunë në shtëpinë e një rabini dhe plagosi pesë persona.

Incidenti pasoi një seri kërcënimesh dhe sulmesh antisemitike në disa shtete të tjera të SHBA.

Zyrtarët e New Jersey pretenduan se vrasja e një detektivi dhe tre personave në një supermarket hebre ishte rezultat i antisemitizmit.

Krimet e urrejtjes nuk janë të kufizuara vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Në Europë, shkatërrimet e varreve në varrezat hebraike janë të përsëritura disa herë. Grafite antisemite u shkruajtën në muret e një sinagoge dhe në Londër këtë fundjavë.

Shkrimet antisemitike që njollosën sinagogën e South Hampstead, muret dhe dyqanet e lagjeve përreth Hamstead dhe Belsize Park, në veri të Londrës, përkojnë me festën hebraike të Hannukah.

Shkrimet, që tregonin  Yllin e Davidit dhe shifrat "9.11", interpretohen si referencë për teorinë e komplotit që parasheh sulmet e 11 shtatorit 2001 si një "komplot hebre".

Sipas teorisë, në ditën e sulmeve katër mijë punonjës hebre të kompanive që vepronin brenda Kullave Binjake dhe në Pentagon u paralajmëruan paraprakisht nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, për të mos shkuar atë ditë në punë dhe për të mos zbuluar asgjë për të afërmit, miqtë dhe shtypin.

Disa ditë më vonë, më 17 shtator, lajmi u botua dhe u transmetua në Lindjen e Mesme nga një TV afër organizatës libaneze Hezbollah përkundër një ditë pas sulmeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja