Vetëm 4 dhjeta në gjuhë-letërsi, Shamku: Nxënësit kanë probleme serioze me formulimin e mendimit! Gjuhëtarët të bëjne tekste më të thjeshta

Nxënësit në Shqipëri bëjnë mësim në gjimnaz sikur studiojnë në Akademinë e Shkencave. Tekstet duhet të jenë më të thjeshtë dhe kjo është detyrë e gjuhëtarëve. Ky është qëndrimi i gjuhëtares Ledi Shamku-Shkreli për rezultatet e dobëta të maturantëve në provimin e gjuhë-letërsisë ku kishte vetëm 4 ekselentë.

Teza e sivjetshme e provimit të letërsisë për maturat ishte më e lirë, duke iu mundësuar nxënësve që të arsyetonin me logjikën e tyre mbi pyetjet. Kështu u shpreh Shamku për emisionin "Sot live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv. Shamku tha se nxënësit nuk janë mësuar me pyetje që kërkojnë përgjigje të lira, por me pyetje të ngurta që nuk lënë hapësirë për mendim. Për këtë, sipas saj, nxënësit janë vështirësuar, pasi nëpër shkolla mësohen me metodën e ngurtë.

“Nëse pyetjet bëhen më të lira, si ato të maturës, nxënësit nuk janë mësuar. Liria ka çmim, por duhet edukuar me liri. Është më e vështirë të jesh i saktë kur je i lirë. Kjo tezë mature ka qenë “e lirë”, nuk ka pasur pyetje që kërkonin përgjigje të ngurta”, u shpreh Shamku.

Në provimet e maturës, gjuhëtarja tha se nuk kishte probleme të shumta drejtshkrimore, por kryesisht sintaksore e leksikore.

“95% fillonin me ‘sepse’, këta nxënës janë krejtësisht të varur nga pyetja, përgjigjen vetëm në bazë të pyetjeve. Problemet kryesore, të formulimit të mendimit”, tha ajo.

Nxënësit sipas gjuhëtares kishin probleme me formulimin e mendimit.

“Fuqia e vërtetë e dijes është jo çfarë bën me atë që di”, theksoi Shamku.

Rregullimi i kësaj problematike duhet të nisë që në mësimin e gjuhës nëpër shkolla, sipas Shamkut. Ajo tha se gramatika që mësojnë nxënësit në Shkolla është gramatika e Akademisë së Shkencave, ku ka pak ndryshime nga gramatika që bëjnë nxënësit në shkollë dhe ajo që bëjnë studentët në degën e gjuhësisë. Shamku dha një shembull se si në Itali në lëndët mësimore nuk integroheshin vetëm rregullat e gjuhës, por edhe kultura e saj.

“Në vitin 64 në Itali, Tullio De Mauro, i cili ka ardhur edhe në Shqipëri, themeloi 10 tezat për një edukim gjuhësor demokratik, një grup punë të cilët u munduan të kenë një qasje prej gjuhëtari në shkollë. Gjuhëtarët vendosen të mos lënë më shkollën vetëm. Nxënësve duhet t’iu përçohet jo vetëm gjuhësia, por edhe vetëdija mbi gjuhën amtare. Shqipja është gjuhë që ka prodhuar kulturë, nuk mund të mësohen vetëm rregullat gramatikore. Kjo është mënyra e vetme që t’i apasionojmë nxënësit me gjuhën shqipe”, u shpreh Shamku.  

Maturantët këtë vit iu nënshtruan provimeve të matematikës, gjuhë-letërsisë dhe lëndëve me zgjedhje. Nxënësit janë ankuar se kanë hasur vështirësi me tezat, kur në atë të matematikës nota mesatare ishte 6.88 dhe 1729 maturantë ngelën. Sa u përket lëndëve me zgjedhje, rezultatet kanë qenë mesatare.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana kacani: 29/06/2022 12:22

    Mesuese ,shkolla jonë ka klasa me 35,ose 37 nx qe qe veshterson komunikimin ndjekjen e tyre n procesin mësimor kjo eshte kryesore e me tej mund te flasim dhe per librat menyra por ti afrohen nxenesve mjedise me te mira vende ku lejen librat bibloteka ku t jene komode te thjeshta te rehatshme e m pas flasim....

    Përgjigju
  • Iris: 29/06/2022 01:28

    Gjuhe-letersia sot ka ndryshuar shume.Me kujtohet para 16 vitesh,nje kusheri i imi me tregoi per temat e hartimit qe benin ne gjimnaz (P.N.Luarasi).Temat dukeshin me shume si ese letraro-filozofike,pra dukeshin me shume si tema qe mund t'i trajtonte nje student,se sa nje gjimnazist.Nuk e di nese kjo forme ndiqej ne te gjitha gjimnazet,apo perdorej vetem si perzgjedhje individuale nga mesuesit.Nese ishte perzgjedhje e bere vetem nga mesues te vecante,mendoj qe mesuesja e tij,jo vetem qe ishte shume e pergatitur,por dhe e avancuar ne mendim.S.d.q.shkolla ka ecur,nuk mund te kthehemi me ne kohen tone, kur hartimet mbanin tituj si p.sh :/Nje dite vjeshte/.Nuk zgjidhet problemi i nivelit arsimor duke bere mbrapa,duke thjeshtezuar tekset.Cdo gjenerate po behet me e sofistikuar ne mendim,por duket qe ne Shqiperi,po ngaterohet permbajtja e tekstit me menyren e mesimdhenies.Ndoshta kjo e fundit ka nevoje per t'u reformuar,per t'ju pershtatur me shume koheve dhe mendimit modern.Mesuesit duhet te jene perpunuesit e mendjeve te reja,ne zhvillim.Me propozimin e znj.gjuhetare duket sikur synohet e kunderta,duket sikur mesuesit duhet t'i perulen nivelit mendor te nxenesve,ne vend qe t'a sfidojne ate,t'a nxisin te mendoje per zgjidhje te ndryshme,te lira,duket sikur po shkohet mbrapa ne emer te mediokritetit dhe statistikave per plotesim plani ne kalueshmeri e numer sasie ekselentesh.

    Përgjigju
  • Sofia Sofi: 28/06/2022 18:38

    Është ulur shkalla e përgjegjshmërisë dhe e korrektësisë në zhvilimin e maturës(katrahurës) shtetërore.Znj Shamku vitin tjetër iu japim.në provim si të ndajnë në rrokje fjalën "mali"Gjysma e testit të maturës sivjet ishte për klasën e gjashtë. Humbi serioziteti dhe cilësia në arsimin shqiptar: mësues të paaftë, nxënës që s mësojnë,kopje masive, proces i dështuar i zhvillimit të maturës.. Dhe prandaj ikin studenyët nga sytë këmbët se zhgënjehen që në maturë, ku të paaftët dhe kopjacët marrin 10 dhe nxënësve të mirë që.kanë.punuar 12 vjet iu fotografohet teza nga administratorët dhe iu shpërndahet kalamajve të.miqve.Degjenerimmmmmm.I vunë kazmën këtij kombi

    Përgjigju
  • Era: 28/06/2022 18:30

    Le të flasin sa të duan jo liri e hapësirë mendimi, etj një gjë është fakt: Arsimi në Shqipëri po vdes...

    Përgjigju
  • Zen: 28/06/2022 18:29

    Nuk shprehin dot mendimin sepse nuk lexojne. Rrine gjithe diten ne Instagram dhe tik tok

    Përgjigju
  • Mira: 28/06/2022 15:45

    Mendimet e lira të nxënësve si thoni ju nuk janë marrë për bazë fare, mësuesit i kanë qëndruar strikt çelësit. Po të ishte ashti siç thoni ju, ku i humbën pikët maturantët, ndërkohë që teza atyre iu duk e thjeshtë.letërsia nuk duhet të ketë çelës zgjidhjesh fare. Mendimi është subjektiv, jo siç ecthotë celësi dhe pikë.

    Përgjigju
  • Era: 28/06/2022 12:19

    Po mi shoqe po. Me probleme kemi sikopatin Rama qe sdi te flase e kendoje shqip.

    Përgjigju
    • Era: 28/06/2022 21:47

      Opo ta kezoni mbretne tuaj te shqipes dhe bufit. Me ner ne katunaria jemi prapa me etikene dhe me rehst kemi aromen e ngrohte si "outcome" nga gjeja e gjalle, si psh bajgat nga Lopa e shokut Erjon, se sa ato helita sonciale rreth bllokut qe ju kena gjithmone gati dhe hazer cka do pordhefendise mbreti i tan shqiptarve dhe te hujve, sipas zotrote.

    • Tallavaja: 28/06/2022 18:48

      Era, meso te flasesh shqip. Jo sikopati, por psikopati. Dhe gjykon Ramen qe eshte mbreti i te folures dhe gazetarise e letrave ne shqip e disa gjuhe. Nuk e them une, por e thone gjithe shqipetaret dhe te huajt, pervec teje. Vaj halli kur gjykon ti.

  • skelari: 28/06/2022 12:18

    Parimisht jam dakord me parimin e lirise se mendimit. Gjithsesi liria ne kete fushe eshte deri diku utopi, pasi parimi i shkollimit eshte mesim dhe vleresim, dhe vleresimi behet jashtezakonisht subjektiv ne lende te tilla, nese liria e nxenesit vepron. Ecja ne terren "skematik" eshte me e sigurte per nxenesin, per te patur rezultate te sigurta.

    Përgjigju
    • Shaqo: 28/06/2022 19:01

      O Shamk-o, a mesohet gjuha shqipe ne shkolla? Po, edhe provimi eshte sipas programit te zhvilluar. Por nese nuk ka kerkese gjate viteve, nga e para ne te 12-ten klase, ky eshte niveli. Ne vend te ankohesh per kerkesen e ulet ne vite, ankohesh per tezen, me fjake steriotipe, liri etj. Zbrisni me kenbe ne toke.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia