Thaçi: 7 vite qeverisje, rezultate
të prekshme dhe thelbësore
Nesër më 9 janar fillon viti i 7 i Qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në vend. Kryeministri Hashim Thaçi thotë se këto ishin vite të relaksimit të skenës politike dhe të fillimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
PRISHTINE- Nesër më 9 janar fillon viti i shtatë i Qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në vend. Kryeministri Hashim Thaçi këtë e ka kujtuar në rrjetin social "Facebook", duke thënë se këto ishin vite të relaksimit të skenës politike, të shtensionimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe vite të fillimit të marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Hashim Thaçi kujtoi se vitet e qeverisjes së tij ishin të rëndësishme, të rezultateve të prekshme dhe thelbësore, vite të shpalljes së pavarësisë, njohjes së shtetit dhe anëtarësimit në organizmat ndërkombëtarë.
”Në këto vite përmbyllëm me sukses mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, filluam procesin dhe jemi në fazën e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dhe presim përmbylljen e negociatave në pranverën e hershme. Po ashtu, brenda këtyre viteve Qeveria e Kosovës ka përmbushur pothuajse të gjitha kriteret teknike dhe presim që gjatë këtij viti Komisioni Europian të merr rekomandimin e merituar për heqjen e vizave edhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Thaçi në "Facebook".
Këto vite të qeverisjes, Thaçi i ka quajtur vite të fuqizimit të rendit dhe ligjit, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative, vite të reformave të. Më tej, ai ka ndërtimin e rrugës së kombit dhe rrugëve të tjera, duke thënë se Kosova është vendi me infrastrukturë rrugore të ndërtuar në kohë rekorde dhe me aeroportin më modern në rajon.
Ai ka përmendur përmirësimin e furnizimit me energji elektrike, reformat në sistemin e edukimit dhe përmirësimin e infrastrukturës së arsimit në tërë Kosovën, me ndërtimin e mbi 100 shkollave, ndërsa ka theksuar se është ngritur mirëqenia për të gjitha kategoritë sociale, duke arritur standarde rajonale.
Kryeministri Thaçi nuk ka harruar t’i përmend edhe ata me të cilët i bashkon sidomos e kaluara. “Në këto vite u vërtetua pafajësia e shumë bashkëluftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, të cilët u akuzuan padrejtësisht”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social "Facebook".
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45