Thaçi: Asociacioni i komunave
serbe nuk është Republikë

Thaçi: Asociacioni i komunave<br />serbe nuk është Republikë
PRISHTINE- Në prag të takimit të radhës me homologun nga Serbia, Ivica Daçiç, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca të ndonjë entiteti politik e etnik.

”Ky organizëm, statutin, formën, organizimin dhe funksionimin duhet dhe do ta ketë plotësisht në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe me marrëveshjen e 19 prillit të arritur në Bruksel. Kështu që çdo pretendim tjetër apo çdo interpretim për një funksionim tjetër do të jetë i papranueshëm dhe i parealizueshëm. Ky është qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe i Bashkimit Europian”, tha ai.

Sipas tij, Asociacioni është një mekanizëm konsultativ, vullnetar. “Kompetencat do të jenë plotësisht në përputhshmëri me kushtetutën ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e 19 prillit. Ato nuk do të jenë as më shumë e as më pak sesa kompetencat e asociacionit të komunave tjera në Kosovë. Do të jetë një mekanizëm konsultativ, jo obligues dhe nuk do të ketë karakterin ekzekutiv apo legjislativ në asnjë rrethanë”, theksoi ai për Radio "Evropa e Lirë".

Me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, përfshirë edhe ata në komunat veriore, Thaçi ka thënë se po ç’rrënjoset edhe ndikimi i Serbisë në Kosovë. Ai është shprehur i gatshëm t’i takojë edhe kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe që të bisedoj me ta për të gjitha problemet ekzistuese.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje