Thaçi: Dënimi ndaj Mlladiç vendos
drejtësi për viktimat e gjenocidit

Thaçi: Dënimi ndaj Mlladiç vendos<br />drejtësi për viktimat e gjenocidit<br>
Presidenti i Kosovës ka reaguar në Twitter në lidhje me dënimin e Ratko Mlladiç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.

Thaçi shkruan se “duhet të sigurohemi që autorët e gjenocidit të vazhdojnë të paguajnë për të keqen e nxitur nga beogradi”.

"Dënimi i Mlladiç për gjenocid është e rëndësishme për të siguruar drejtësi për viktimat", shkruan Thaçi.

Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid në Bosnje. Mbi 75-vjeçarin Mlladiç rëndonin 11 akuza, të cilat përfshijnë gjenocid, vrasje, përdhunime, tortura, etj.

Statusi nw Twitter i Hashim Thaçit

Dënimi i Mlladiç për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat. Mendojmë sot për Srebrenicën. Ne gjithashtu duhet të sigurojmë që autorët e veprave dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale do të vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e nxitur nga Beogradi.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë