Thaçi dhe Hyseni marrin pjesë në
samitin anti-ekstremizëm në Vjenë

Thaçi dhe Hyseni marrin pjesë në<br />samitin anti-ekstremizëm në Vjenë
VJENE - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hysenin do të marrë pjesë sot në samitin “Të luftojmë xhihadizmin bashkërisht” në Vjenë të Austrisë.

Ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore po mblidhen në këtë samit për të harmonizuar veprimet dhe rritur shkallën e koordinimit në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit.

Ata do të priten nga ministri jashtëm dhe i brendshëm i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Johanna Mikl-Leitner, kurse pjesëmarrës përpos zëvendëskryeministrit Thaçi, do të jenë edhe ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të shumicës së shteteve të Ballkanit Perëndimor të cilët do të dalin edhe me një qëndrim të përbashkët për luftën kundër ekstremizmit në përgjithësi.

Gjithashtu, në këtë samit do të përfaqësohet edhe Bashkimi Evropian me Komisionerin për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Komisionin Evropian. Ndërsa pjesëmarrës të tjerë do të jenë edhe koordinatori i BE-së për luftën kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove, drejtori i Agjencisë së BE-së për të drejtat themelore, Morten Kjaerum dhe zëvendësdrejtori i Europol-it, Oldrich Martinu.

Ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Austrisë dhe Italisë, përmes këtij samiti do të ngrenë zërin kundër problemeve në Ballkanin Perëndimor, i cili po shërben si rrugë tranziti dhe si hapësirë e rekrutimit të terroristëve në luftërat e huaja.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni