Thaçi: Dialogu me Serbinë
zgjidhje problemesh

Thaçi: Dialogu me Serbinë<br />zgjidhje problemesh<br>
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për mediat kosovare, duke folur për demarkacionin, FAK-në dhe dialogun me Serbinë. Në muajin janar, thotë Thaçi, ndryshimet në vijen kufitare me Malin e Zi do të ratifikohen në mënyrë që t’i hapet rrugë lëvizjes pa viza.

Kosova rrezikon të mbesë e izoluar nëse nuk ratifikon demakracionin me Malin e Zi brenda janarit, por presidenti Hashim Thaçi është i qetë. Në një intervistë për median kosovare Indeksonline, ai thote se gjë e tillë do të ndodhe dhe Kosovës i rriten shanset të lëvizë pa viza.

"Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi është e drejtë, e saktë, e konfirmuar nga disa komisione vendore e ndërkombëtare dhe e mbështetur fuqishëm nga partneret strategjikë të Kosovës, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Kushti i BE-së për Kosovën ka qenë i padrejtë, por edhe mos ratifikimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës është i pajustifikueshëm. Prandaj, muaji janar është momenti i fundit që ne të gjejmë një konsensus dhe të ratifikojmë këtë marrëveshje",
u shpreh Thaçi. 

Një tjetër çështje e rëndësishme në Kosovë është transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Thaçi thotë se "për një gjë të tillë puna vazhdon dhe ndër prioritetet kryesore në këtë vit që po e lemë, ka qenë vazhdimi i punës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Tani jemi pothuajse në fazën përfundimtare të përpjekjeve tona për të siguruar përkrahjen që procesi i themelimit të FAK-ut të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Këtë jemi duke e bërë dhe do ta bëjmë në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët tjerë strategjikë".

Ndërkohë sa i takon dialogut me Serbinë presidenti Thaçi shprehet: Dialogu nuk ka alternativë dhe është mekanizmi i vetëm dhe i pazëvendësueshëm për zgjidhjen e problemeve brenda shtetit tonë, por edhe me shtetet tona fqinje. Tani jemi gati për të vazhduar fazën përfundimtare të këtij procesi, i cili do të vazhdojë të ndërmjetësohet nga BE-ja dhe të përkrahet fuqishëm nga SHBA-ja.


Situata politike në Kosovë vijon të jetë e tensionuar dhe viti 2018 pritet të prodhojë zhvillime të reja.


e.gj/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë