Thaçi: Do ndryshojmë Kushtetutën
më shumë deputetë nga Diaspora

Thaçi: Do ndryshojmë Kushtetutën<br />më shumë deputetë nga Diaspora
‘’Do trajtojmë mundësinë për ndryshimin e kushtetuës, për të shtuar vendet e rezervuara për Diasporën në Kuvend''.

Kështu deklaroi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë Samitit të Diasporës të mbajtur në Pallatin e Brigadave këtë të premte.

''Ne kemi obligim si shtete që të kontribuojmë në ruajtjen e identitetit kombëtar të diasporës dhe ti shtrijmë atyre dorën. Diaspora duhet të jetë më shumë e shtrirë në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj në këtë frymë në kuadër të punës për reformën zgjedhore do të trajtojmë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës për të përcaktuar një numër të vendeve të rezervuara për diasporën në Parlamentin e Kosovës'', u shpreh Thaçi.
 
Gjatë këtij samiti, presidenti Thaçi nuk la pa nënvizuar edhe rolin e madh që ka pasur Diaspora në lirimin dhe pavarësinë e vendit.

Thaçi u shpreh se pa Diasporën as Kosova as Shqipëria nuk do të kishin gëzuar as lirinë dhe as pavarësinë.
 
Presidenti i Kosovës, i shprehu falenderimet kryeministrit Rama, për organizimin e këtij Samiti, ku u shpreh se Rama gjithmonë përpiqet të bashkojë shqiptarët. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave