Në fund të muajit mars të vitit 2015 do të mbahet mbledhja e ardhshme ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, kishin patur kafenë e mëngjesit së bashku.
“Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot patëm një kafe mëngjes me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam agjendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy Qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015,” shkruan Hashim Thaçi, ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, në rrjetin social Facebook.
Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Post by Hashim Thaçi.
Redaksia Online
(g.f/Sqiptarja.com)