Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova, si shtet me popullsi shumicë myslimane, por me rend kushtetues laik dhe me prirje të qarta pro-evropiane, është halë në sy e atyre që nuk e durojnë këtë stil të jetesës.
Sipas tij, këtu bëhet fjalë për klero-nacionalistët serbë dhe ekstremistët myslimanë.
Thaçi i ka bërë këto komente për portalin Politiko, ndërsa intervistën e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në Facebook.
“Edhe grupet ekstremiste djathtiste serbe, edhe fanatikët islamikë, të inspiruar nga ngjarjet në Lindje të Mesme, dëshirojnë dëmtimin e Kosovës dhe aleancës tonë me Amerikën, se ne jemi dëshmi e gjallë që diversiteti dhe toleranca fetare mund t’iu mbijetojnë tendencave për gjenocid dhe shkatërrim të një populli”, ka thënë Thaçi.
Marrë nga REL
Redaksia Online
(Shqiptara.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA