Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kryer homazhe në memorialin përkujtimor të vrasjes së mbi 500 të miturve gjatë rrethimit të Sarajevës nga viti 1992 e deri në vitin 1995. Kreu i shtetit ka vendosur edhe një kurorë me lule.
 
"Sot, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, vendosa lule te monumenti i ngritur në shenjë kujtimi dhe respekti për mbi 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës. E kaluara e hidhur i takon historisë. Ajo nuk duhet të helmojë të ardhmen e popujve dhe shteteve tona", shkruan Thaçi në Facebook.

thaci

thaci

thaci

Vrasja e 500 fëmijëve gjatë rrethimit të Sarajevës, është ngjarja më e rëndë e luftës në Bosnje Hercegovinë pas masakrës së Srebrenicës ku forcat serbe masakruan 8 000 burra myslimanë. 


Redaksia Online
Shqiptarja.com