Thaçi i dorëzon mandatin Mustafës
Nga sot nis zyrtarisht qeveria e re

Thaçi i dorëzon mandatin Mustafës<br />Nga sot nis zyrtarisht qeveria e re
PRISHTINË - Në një ceremoni të posaçme përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës, ish-kryeministri Hashim Thaçi i dorëzoi sot detyrën pasuesit të tij Isa Mustafa.
 
Pas këndimit të himnit të Kosovës, Thaçi e Mustafa u përkulën përpara flamurit për t’iu drejtuar më pas ndërtesës së qeverisë ku kanë bërë edhe formalitetet e dorëzimit të detyrës. Mustafa do të jetë udhëheqës i 21 ministrive pjesë e koalicionit PDK-LDK dhe partitë minoritare.
 
Kjo qeveri do të përballet me shumë sfida si zhvillimi ekonomik, krijimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe një sërë çështjesh të tjera të dala nga Marrëveshja e Brukselit gjatë vitit të kaluar në dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkaq, sot në orën 15:00 është parashikuar edhe mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!