Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, pritet të takohen javën e ardhshme në Turqi. 

Takimi pritet të zhvillohet gjatë vizitës që Thaçi do të vizitojë në Ankara. 

Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti turk, gjatë një konference të përbashkët me presidentin Bujar Nishani, i cili ndodhen për një vizitë zyrtare në Turqi ku mori pjesë edhe në inaugurimin e tunelit nënujor të Bosforit. 

“Përkrahja jonë për njohjen e shtetit të Kosovës do të vazhdojë. Javën e ardhshme, Presidenti i Kosovës do të jetë mysafiri im”, pohoi Erdogan.

Ndërkaq, ende nuk ka një konfirmim nga kabineti i Presidentit Hashim Thaçi për këtë vizitë në Turqi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com