Thaçi kërkon marrëveshje për
reformën zgjedhore në shkurt
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga partitë politike marrëveshje për reformën zgjedhore në mënyrë që të plotësohen edhe pritjet e ndërkombëtarëve. Thaçi propozon muajin shkurt, si afatin kur mund të fillojnë bisedimet ndërpartiake.
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga partitë politike marrëveshje për reformën zgjedhore në mënyrë që të plotësohen edhe pritjet e ndërkombëtarëve. Thaçi propozon muajin shkurt, si afatin kur mund të fillojnë bisedimet ndërpartiake.
Në këtë formë, Thaçi e ka lënë të hapur mundësinë e plotësimit të kërkesës së ndërkombëtarëve për vazhdimin edhe për një mandat të vendeve të rezervuara për pakicat në Parlament.
"Pas mungesës së konsensusit të domosdoshëm për ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara për komunitete në Kosovë, ftoj spektrin politik të Kosovës që t’i bëjmë reformat e nevojshme zgjedhore që garantojnë proces të drejtë, transparent, demokratik dhe respektim të vullnetit të qytetarëve, si dhe të plotësojmë pritjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë", ka shkruar Thaçi, në Facebook.
Thaçi iu ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë marrëveshje politike mes subjekteve për të shkuar në zgjedhje dhe për të kryer reformën në pjesën e parë të muajit shkurt.
Por, Thaçi ka kërkuar ndryshime ligjore të cilat nuk janë të mundshme pa e prekur Kushtetutën përsëri.
Kështu, lideri i PDK-së ka thënë se nëse nuk ka pajtim për hapjen e Kushtetutës, atëherë duhet të preken ligjet në disa pika.
"Në këtë drejtim, tani na mbetet t’i bëjmë reformat e nevojshme ligjore, që prekin ligjin për zgjedhjet nacionale në disa fusha, për të cilat pres të arrijmë konsensus politik, por edhe aprovimin në Kuvendin e Kosovës, si:
- Përcaktimi i kohëzgjatjes së fushatës elektorale,
- Përcaktimi i numrit të kandidatëve në listat zgjedhore,
- Përcaktimi i pragut zgjedhor,
-Përcaktimi i të drejtës për votim me kusht dhe çështje tjera të rëndësisë së përbashkët të të gjithë spektrit politik.
Thaçi ka ftuar partitë politike që këto ndryshime të bëhen në gjysmën e parë të shkurtit. Sipas tij, PDK-ja shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje në debate si dhe vullnet për arritjen e konsensusit politik.
Redakisa online
(e.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59