Thaçi: Kaluam testin, në raundin e
dytë, s'do lejojmë huliganët serbë

Thaçi: Kaluam testin, në raundin e<br />dytë, s'do lejojmë huliganët serbë
PRISHTINE -  Kryeministri Hashim Thaçi deklaron se Kosova i cilëson zgjedhjet e djeshme vendore të lira dhe demokratike dhe se Kosova e kaloi testin e demokracisë.

“Falenderoj BE-në dhe SHBA-në për mbështetjen e plotë. Jam shumë i kënaqur për këto zgjedhje, si të lira demokratike përmbushëm synimin e shtetit demokratik e sovran me institucione të forta e legjitime.”- tha Thaçi.  

Sa i takon votimeve në veri të Kosovës ai e quajti një hap të rëndësishëm dhe historik  që kjo qeveri ndërmori duke i krijuar mundësinë serbëve me banim në Kosovë të zgjedhjen . Për Thaçin nëse nuk do të ishin grupet e izoluara pjesëmarrrja do të ishte edhe më e madhe.    

“22 % e qytartëve votuan në mënyrë të qetë e demorkatike. Pjesëmarrja do të ishte më e lartë por grupe të izoluara penguan daljen e votuesve dhe disa qendra votimi u mbyllën më shpejt. Këto incidente janë të izouluara dhe nu kanë peshë në procesin e zgjedhjeve”- tha Thaçi.

Kryeministri i Kosovës shtoi se do i kërkojë institucioneve të Kosovës të hetojnë incidentet dhe shtoi se shpresonte se incidente të tilla të mos përsëriten në balotazh.  Ne do të marrim të gjith masat për këtë”.

I pyetur për deklaratat e Vuçiç i cili dje u kërkoi ndërkombëtarëve leje për të hyrë policia serbe në veryi të Kosovës për të marrë në dorë situatën Thaçi tha: “Deklarata e Vuçiç qesharake. Nuk mud të ndodhë kurrë. Kosova i ka të gjitha institucionet.”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë