Thaçi: Kam qenë larg fronteve
të luftës, kemi mundur Serbinë

Thaçi: Kam qenë larg fronteve<br />të luftës, kemi mundur Serbinë
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka qenë kurrë në vijën e parë të frondit të luftës. Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës në një intervistë dhënë rrjetit të lajmeve “EuroNews”, ndërsa thekson se Serbia është mundur, dhe kjo është fitorja më e madhe politike.
 
“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”, ka thënë Thaçi kur është pyetur nëse ka vrarë vetë ose ka dhënë urdhër për të vrarë dikë, transmeton KTV.
 
Ai është pyetur edhe për akuzat e Dick Marty-t për organet.

“Kurrë nuk kam dhënë urdhër që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Miloseviçit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë kam dëgjuar nga raporti i Dick Martyt. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fanatastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, ka thënë Thaçi.

Ai e ka vlerësuar si momentin më të vështirë nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë duke thënë se Kosova e Serbia nuk janë mësuar të jetojnë në paqe. Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe për krimin e korrupsionin e lartë, por tha se vendi ka shënuar progres në luftimin e tyre.

Thaçi ka shprehur besimin se partia e tij do të vazhdojë të udhëheqë Kosovën edhe pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë