Thaçi: Kosova do rreshtohej krah
SHBA dhe sikur të ishim të vetmit
Shtetet e Bashkuara sot kanë pësuar një disfatë djegëse në diplomaci, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku është kundërshtuar fuqishëm njohja që Amerika ia ka bërë Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Plot 129 shtete kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, ndryshe nga Shqipëria, Kosova do t’i kishte dalë në krah Amerikës, nëse do të ishte anëtare e OKB’së. Kështu thotë numri një i Kosovës, Hashim Thaçi.
Shtetet e Bashkuara sot kanë pësuar një disfatë djegëse në diplomaci, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku është kundërshtuar fuqishëm njohja që Amerika ia ka bërë Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Plot 129 shtete kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin, përfshirë edhe Shqipërinë. Por, ndryshe nga Shqipëria, Kosova do t’i kishte dalë në krah Amerikës, nëse do të ishte anëtare e OKB’së. Kështu thotë numri një i Kosovës, Hashim Thaçi.
Shumica e kombeve të botës sot i ka dhënë një goditje të fortë Shteteve të Bashkuara, duke kundërshtuar vendimin e Amerikës për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, dhe duke i shpërfillur kërcënimet e presidentit Donald Trump për hakmarrje me ndërprerjen e ndihmave për shtetet që votojnë kundër saj.
Nëpërmjet një akti kolektiv të mosbindjes karshi Uashingtonit, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka votuar 129 me 9, me 35 abstenime, për të kërkuar që SHBA të shfuqizojë deklaratën e 6 dhjetorit 2017 për Jerusalemin, qytetin e shenjtë të pretenduar për kryeqytet si nga izraelitët, ashtu edhe nga palestinezët.
Rezoluta e OKB është jo obliguese dhe rrjedhimisht kryesisht simbolike, por votimi bindës ka vënë në pah lëkundjen që ka shkaktuar në politikën botërore vendimi i administratës Trump për ta thyer një konsensus ndërkombëtar 50-vjeçar për statusin e Jerusalemit, si dhe izolimin diplomatik të Amerikës.
Aleatët kryesorë, si Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia, të gjithë votuan pro rezolutës, ndonëse disa aleatë, si Australia dhe Kanadaja, abstenuan. Rezolutën që dënon njohjen e Jerusalemit kryeqytet e mbështeti edhe Tirana zyrtare.
Por, Kosova, që s’bën pjesë në OKB, do të kishte votuar ndryshe. Këtë qëndrim e ka zbuluar vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës", ka deklaruar Thaçi për Gazetën Express.
I pari i vendit ka thënë se Kosova do të rreshtohej krah Amerikës, "pa marrë parasysh se si do të votonin të tjerët për këtë çështje". (
Marrë nga Express)
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46