Thaçi: Kosova, shembull i paqes
dhe stabilitetit në rajon
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka përparuar në secilën fushë, përfshirë atë ekonomike dhe se e ardhmja e saj është në BE dhe NATO, duke qenë shembull i promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka përparuar në secilën fushë, përfshirë atë ekonomike dhe se e ardhmja e saj është në BE dhe NATO, duke qenë shembull i promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Ai gjatë fjalës së tij para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kanadez, ka folur për të arriturat e Kosovës në një dekadë si shtet dhe për zhvillimet në Evropën Juglindore.
Kreu i shtetit tha se për pesë vjet Kosova dhe Serbia janë angazhuar në dialog, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të dyja shteteve dhe për herë të parë janë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë të rëndësishme edhe për paqen në rajon. “Jemi duke punuar për fqinjësi të mirë dhe pajtim ndërmjet dy shteteve dhe ne promovojmë dialogun në rajon, ku kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, është shprehur ai.
Ndër tjera, shefi i shtetit ka thënë se sfida kryesor e Kosovës është konsolidimi i shtetit në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Rusia ka tentuar të pengojë anëtarësimin e vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Presidenti Thaçi ka shprehur rëndësinë e mbështetjes së Kosovës për anëtarësim në Interpol, me qëllim të rritjes së sigurisë në luftën kundër terrorizmit. Ai ka tërhequr vërejtjen se shtyrja e proceseve evropiane hap rrugën për ideologjitë e huaja, si ato ruse për të depërtuar në Ballkan.
Thaçi ka përmendur edhe emërimin e prokurorëve serbë në veri, të cilët implementojnë ligjet e Kosovës, si pjesë e dialogut të zhvilluar në Bruksel me Serbinë, ndërsa ka folur edhe rreth FSK-së, për të cilën tha se ka më shumë se dhjetë për qind nga radhët e minoriteteve. Ndër tjera, presidenti Thaçi tha se në Kosovë ka tolerancë ndërmjet të gjitha religjioneve./KosovaPress
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.7%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S’keni ça na boni! I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Stresi publikon video me Noizyn
9 Gusht, 18:54
-
Rrahja e modeles, reagon ish-banorja e BBK: Merruni me burrat, jo me vajzat që ata ju tradhtojnë
9 Gusht, 18:30
-
Duart e Kievit mbi gazin rus për të detyruar Putinin të negociojë
9 Gusht, 18:11
-
Austri/ Arrestohet personi i tretë i dyshuar për organizimin e një sulmi në koncertet e Taylor Swiftit
9 Gusht, 18:08
-
U filmua duke grushtuar një qytetar, biznesmeni Vasil Bedinaj kërkon ndjesë: Jemi prej mishi dhe gjaku, u pajtuam pas 30 minutash
9 Gusht, 17:58
-
U jam në borxh! Alban Skënderaj flet për fëmijët: Askush dhe asgjë nuk mund ta zëvendësojë prezencën e një babai
9 Gusht, 17:55
-
Një përgjigje PD-së dhe Fatos Lubonjës, që thonë 'Rama nuk ikën me votë'
9 Gusht, 17:48
-
Jason Derulo koncert sot në Tiranë, këngëtari: Bashkëpunim me Rita Orën e Bebe Rexhën, pse jo?
9 Gusht, 17:39
-
Frrok Çupi: Shkopi metalik i Zyhdit të shpallet ‘Mjeshtër i madh’, është shkopi i ‘historianit’
9 Gusht, 17:24
-
Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
9 Gusht, 17:18
-
Irani: Kemi raketa të reja të pazbulueshme
9 Gusht, 17:06
-
Dallimet e Trump-it me republikanët e tjerë për politikën e jashtme
9 Gusht, 17:04