Thaçi më 24 prill në Beograd, 4 
mijë policë serb për sigurinë e tij

Thaçi më 24 prill në Beograd, 4 <br />mijë policë serb për sigurinë e tij
Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Daçiç në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, burimet e gazetës serbe “Danas” raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mundshme të Thaçit në Beograd, e para e tij ndonjëherë në kryeqytetin serb, më 24 prill.

Po ashtu, “Danas” raporton se kjo vizite tashmë i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi, shkruan mediumi serb, mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet e “Danas” njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Nikola Poposki i Maqedonisë dhe Ivica Daçiq i Serbisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë si dhe të Kosovës dhe Serbisë./INA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023