Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se javën që vjen do të formohet qeveria e re, pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan se gjatë fundjavës do të njoftohet dhe përbërja e qeverisë së re.
Siç e paralajmërova dje edhe gjatë fjalimit tim në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ditët e para të javës që vjen do të sjellin institucionet e reja në Kosovë, të dala nga zgjedhjet demokratike dhe nga marrëveshja gjithëpërfshirëse e koalicionit në mes të PDK dhe LDK. Finalizimi i marrëveshjes së partnerëve të koalicionit do të kryhet gjatë vikendit kur do të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse.
Muajin dhjetor do ta përdorim për punë intensive në Kuvend dhe Qeveri për të implementuar prioritetet. Koalicioni i ri qeverisës do të shtyen fuqimisht agjendën euro-atlantike dhe reformat ekonomike, që nga dita e parë e punës.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com