Thaçi në Maqedoni: Lëvizje me
letërnjoftime për dy vendet tona

Thaçi në Maqedoni: Lëvizje me<br />letërnjoftime për dy vendet tona
SHKUP - Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në Shkup në rolin e zëvendëskryeministrit, duke realizuar takime të rëndësishme me krerët e shtetit në Maqedoni.

Gjatë takimit të tij me shefin e diplomacisë Maqedonase Nikolla Popovski, Thaçi ka kërkuar që qyetarët e Maqedonisë dhe Kosovës të mund të qarkullojnë së shpejti vetëm me letërnjoftime mes dy vendeve.

“Synimi jonë është që takimi I cili duhet të mbahet mes dy qeverive të realizohet në gjashtë mujorshin e parë të këtij viti.Në të njëtën kohë kam besim të plotë se edhe çështja e lëvizjes së lirë të qyetarëve vetëm me letërnjohtime mes Kosovës dhe Maqedonisë gjithashtu do të para fillimit të verës sepse është vetëm cështje proceduarle dhe administrative, ekziston vullneti politik kështuqë nuk shoh që ndonjë pengesë mund të na frenojë që këto dy cështje të përmbyllen në gjashtë mujorin e parë të këtij viti” tha Thaçi

Gjatë fjalës së tij ai ka sygjeruar se zyrtarët e Maqedonisë mund të përpiqen të tekalojnë kundërshtitë e ndërsjellta mes Shkupit dhe Athinës, duke ndjekur modelin e përpjekjeve të mëdha për dialog që po bën Prishtina me Beogradin. Thaçi ka vënë në fokus dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit dhe implementimin e saj, si kontribut për stabilitetin dhe integrimin e shqiptarëve të Maqedonisë në institucionet shtetërore.

I pyetur rreth grupeve që rekrutojnë dhe dërgojnë qytetarët kosovarë e maqedonas në luftimet në Siri e Irak, Thaçi tha se Kosova ka ndërmarrë masa konkrete kundër elementëve të ekstremizmit radikal dhe vlerëson bashkëpunimin rajonal në luftën e pakompromis ndaj terrorizmit. 

Ndërkohë shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Popovski tha se gjatë takimit kokë më kokë me homologun e tij kosovar ka biseduar rreth shumë projekteve rajonale infrastrukturore.

“Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira bilaterale dhe dialog të hapur politik. Punojmë në projekte të përbashkëta infrastrukturore të cilët janë të rëndësishme për ambiciet tona të përbashkëta integruese. Shqyrtuam mundësinë për thellimin e mëtejshme të bashkëpunimit në sferën e drejtësisë, arsimit, komunikacionit”. u shpreh Popovski

Më herët Hashim Thaçi u prit nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov. Një takim i tillë, është i pari i një niveli të tillë institucional. Thaçi u takua paraprakisht dhe me Nikola Gruevski, ndërsa pritet të takojë dhe përfasuesit më të lartë të partive politike shqiptare në Maqedoni.


thaci
thaci


thaci

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf