Thaçi: Në mbledhjen e parë mes
dy qeverive, fond për Preshevën

Thaçi: Në mbledhjen e parë mes<br />dy qeverive, fond për Preshevën
PRISHTINË - Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, e paralajmëruar nga kryeministri Rama, do të mbahet më 11 janar në Prizren.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Hashim Thaçi, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka rikonfirmuar se në mbledhjen e parë do të vendosen modalitetet për themelimin e një fondi zhvillimor për Luginën e Preshevës.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës ka deklaruar se do të merren disa vendime të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, dhe atë në fushën e integrimit evropian.

“Bashkëpunimi mes nesh tani e tutje do të jetë edhe më i strukturuar. Synojmë një qasje të përbashkët dhe strategjike për interesat tona vitale. Fillimi i një rrugëtimi të ri”, përfundon kreu i qeverisë së Kosovës.  

Ndërkaq, mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do ti shtohet edhe Shkupi zyrtar. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha është shprehur për Zhurnal, se tashmë nuk ka asnjë pengesë për organizimin e tyre.
 
Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të vendeve të rajonit realizohen në kuadër të bashkëpunimit rajonal si parakusht për euro integrimin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane