Thaçi në SEECP: Kosova të jetë
pjesë e organizatave ndërkombëtare

Thaçi në SEECP: Kosova të jetë<br />pjesë e organizatave ndërkombëtare
TIRANË – Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi gjatë punimeve të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme, të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), kërkoi nga homologët dhe kolegët e vendeve pjesëmarrëse që të përkrahin përfshirjen e Kosovës në organizata dhe iniciativa të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Jashtëm Thaçi thekson vendosmërinë e Kosovës për marrëdhënie sa më të mira fqinjësore. Në këtë drejtim, Thaçi kërkoi nga të pranishmit që të përkrahin anëtarësimin e Kosovës, në sa më shumë organizata ndërkombëtare.
 
"Sot mora pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili është forumi më i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë rajonal. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, të pranishmit diskutuan për hapat e mëdhenj të ndërmarrë për të arritur një nivel sa më të lartë të bashkëpunimit në rajon. Gjatë fjalimit tim prezantova arritjet e Kosovës në këtë përvjetor të shtatë të pavarësisë dhe theksova vendosmërinë e vendit tonë për të bërë përpjekjet maksimale në kultivimin e një fqinjësie sa më të mirë në rajon. Gjithashtu, kërkova nga homologët dhe kolegët e vendeve pjesëmarrëse që të përkrahin përfshirjen e Kosovës në organizata dhe iniciativa të tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, shprehet Thaçi.

thaci fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë