Thaçi: Ngërçi gjashtë mujor la
pasoja, bisedimet në shkurt
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në muajin shkurt. "Negociatat me Serbinë do të vazhdojnë në fillim të shkurtit. Niveli do të jetë i takimit mes kryeministrave dhe zëvendëskryeminsitrave. Gjithmonë me bazë në Marrëveshjen e Prillit edhe pse Serbia po punon që t'i zhagitë këto marrëveshje", ka thënë ai.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë në muajin shkurt. "Negociatat me Serbinë do të vazhdojnë në fillim të shkurtit. Niveli do të jetë i takimit mes kryeministrave dhe zëvendëskryeminsitrave. Gjithmonë me bazë në Marrëveshjen e Prillit edhe pse Serbia po punon që t'i zhagitë këto marrëveshje", ka thënë ai.
Thaçi thotë se nuk e di datën se kur do të përmbyllet ky dialog. "Se kur do të përmbyllet ky dialog, nuk e di me datë muaj dhe vit dhe mendoj se këtë nuk e di askush, por do të jetë një proces që mund të them se do të zgjasë sepse do të vijnë faza të tjera që do të vijnë në dialog. Por ajo që mund të thuhet është se dialogu është për të mirën e dy popujve", ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kosova duhet të ndihet e sigurt në këtë dialog, pasiqë ka mbështetjen e plotë të BE-së dhe NATO-s. "Dialogu do të jetë përsëri i udhëhequr nga BE. Dialogu do ta ketë edhe mbikëqyrjen e plotë nga SHBA dhe NATO, andaj Kosova ka siguri të plotë që të vazhdojë këtë proces. Me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, po tregohet edhe mesazhi i paqes dhe stabilizimit në rajonin tonë" tha veç tjerash Thaçi.
Thaçi: Ngërçi gjashtë mujor la pasojaZëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sërish ka folur për ngërçin politik, duke thënë se pati pasoja të mëdha për Kosovën. Ai thotë se ngërçi pati pasoja në zhvillim ekonomik dhe shumë aspekte tjera.
"Sa i përket ngërçit gjashtë mujor, Kosova ka qenë në një situatë të panevojshme. Aspak meritore për vullnetin e qytetarëve. Ka pasur pasoja edhe në zhvillimin ekonomik, edhe në diplomaci edhe në ndërtimin e ushtrisë së Kosovës edhe në rend dhe ligj", ka thënë ai.
Megjithatë ai ka thënë se në këtë periudhë, pati pjekuri politike megjithëse i ka quajtur të panevojshme sulmet që janë bërë gjatë kësaj periudhe ndaj Presidentes."Në këtë periudhe gjashtë mujore, dëshmuam pjekurinë tonë politike. Duke dërguar mesazhin tonë të urtësisë. Ka pasur sulme të panevojshme edhe ndaj Presidentes", ka thënë ai.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.6%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 2404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18