Ai ka tërhequr vëmendjen se në rast të incidenteve të reja, Serbinë do ta konsiderojë përgjegjëse për këtë.
Në intervistën për gazetën "Guardian", Thaçi ka thënë se Kosova nuk është e rrezikuar, nëse serbët integrohen në të dhe njëkohësisht ka hedhur poshtë kritikat se Marrëveshja e Brukselit u tregua kundërthënëse edhe në Serbi e edhe në Kosovë.
"Si duhet ta zgjidhim situatën me Serbinë? A duhet ta fillojmë sërish luftën? Të vrasim njëri – tjetrin?”. "Marrëveshja është përgjigjja e më e mirë e mundshme”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “ajo është zgjidhja më e mirë për Kosovën e për Serbinë, që të bëhen anëtare të BE-së”.
"Ne nuk kemi luftuar kundër serbëve, ne kemi luftuar ta largojmë Serbinë dhe mekanizmat e saj represivë të vitit 1999", ka thënë ai .
Lidhur me aktakuzën kundër 15 të akuzuarve të Grupit të Drenicës ai ka thënë se të gjithë ata që do të dënohen për krime lufte, do të përjashtohen nga partia e tij.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)