Thaçi për mediat sllovene: Kosova
nuk kërkon ndryshimin e kufinjve!

Thaçi për mediat sllovene: Kosova<br />nuk kërkon ndryshimin e kufinjve!
PRISHTINE - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi ka qetësuar edhe një herë tonet lidhur me një bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë për televizionin 24UR gjatë vizitës së tij në Slloveni, Thaçi ka theksuar në fjalën e tij se Kosova nuk synon ndryshimin e kufijve.

Sipas Thaçit, synimi i Kosovës është perspektiva evropiane dhe se në këtë kuadër askush nuk duhet të trembet nga hapja e kufijve në rajon.

“Kosova është shtet i pavarur dhe nuk synon ndryshimin e kufijve. Po punojmë që të shkojmë drejt një perspektive evropiane. Të gjitha së bashku, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia duhet të integrohemi në familjen evropiane. Askush nuk duhet të trembet nga hapja e kufijve në rajon. Hapja e kufijve do të thotë evropianizim” citohet nga mediat kosovare të ketë thënë Thaçi për televizionin slloven 24UR.

Sakaq, Thaçi ka dhënë një intervistë edhe për gazetën sllovene “Dello” ku ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë. I pyetur lidhur me porosinë e ndërkombëtarëve për qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, zëvendëskryeministri Thaçi rikonfirmoi se ajo kishte të bënte me frymën e integrimeve evropiane.

Thaç nënvizoi se edhe lidershipi i të dy shteteve e dinë se integrimi i shqiptarëve do të bëhet vetëm në kontekst të një Evrope pa kufij dhe përmes anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Thaçi tha se takimet pozitive të Kosovës me shtetet fqinje të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë me një takim mes qeverive të Kosovës dhe asaj të Maqedonisë duke nënvizuar se këto takime ndihmojnë stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër