Gjatë takimit me homologun e tij italian, Paolo Gentiloni në Prishtinë shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi është shprehur se protestat e opozitës kundër dy marrëveshjeve janë vetëm justifikime për zgjedhje të reja, për të cilat Kosova nuk ka nevojë.
“Diskutuam për arritjet e Kosovës në rrugëtimin e saj europian, me theks të posaçëm në nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, si dhe për raportin pozitiv dhe hapat e fundit drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe rolin konstruktiv, që Kosova po luan në rajon”, ka shkruar Thaçi në profin e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërsa në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se, Gentiloni është interesuar edhe për situatën dhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Pas këtij takimi, Thaçi dhe homologu i tij italian nuk dhanë deklarata për median. Sipas njoftimit për shtyp, ata ranë dakort që Kosova dhe Italia duhet të thellojnë bashkëpunimin në rrafshin ekonomik dhe atë të sigurisë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com