Thaçi: Rugova frymëzoi orientimin
 e duhur politik drejt Perëndimit

Thaçi: Rugova frymëzoi orientimin<br /> e duhur politik drejt Perëndimit
PRISHTINË - Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur mirënjohjen me përulësi për Presidentin e parë të vendit, Ibrahim Rugova, sot në nëntë vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
 
“Sot shënuam 9-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të vendit, Ibrahim Rugovës. Ne përulemi me mirënjohje para figurës së presidentit të ndjerë duke kujtuar njëherësh kontributin e tij të çmuar në qëndresën e popullit tonë si dhe në pavarësinë e Kosovës. Me veprën e tij kulturore dhe letrare si dhe angazhimin e tij politik në momente vendimtare ai ka frymëzuar orientimin e duhur politik të Kosovës drejt partneritetit me perëndimin dhe ngelet një ndër figurat më të shquara të historisë së popullit shqiptar”, -shkruan Thaçi
 
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, zevendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, shpreh mirënjohjen për figurën e Rugovës, pasi vepra e tij, vijon Thaçi, “është orientimi I duhur drejtë partnereve tanë perëndimorë”
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf